E martë, 28 Prill, 2026

Zbardhen detajet e fundit nga rritja e pagave, kush përfiton dhe kush përjashtohet, ja ç’do ndodhë me funksionarët e lartë

Share

2024 është viti i dytë që do të zbatohet reforma e pagave që ka ndërmarrë qeveria për ta bërë pagën mesatare në 900 euro. Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë një interviste dje shpjegoi se përfitues nga vera e këtij viti do të jenë kategoritë më të rëndësishme, një pjesë e pozicioneve në pushtetin lokal dhe specialistët. “Përfitues do të jenë punonjësit e policisë, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes. Ata që kanë përfituar një vit më parë rritjen e plotë, këtë vit nuk do të përfitojnë më. Por disa funksione si specialistët që një vit më parë nuk kanë përfituar apo kanë përfituar rritje page prej 7%, këtë vit do të vijojnë me rritje page 20- 30% në varësi të pozicionit. Rritja mesatare e pagave gjatë këtij viti varion nga 10-30%” , deklaroi dje ai. Më tej ministri Mete sqaroi edhe nëse do të rriten pagat e ministrave, deputetëve apo funksionarëve të lartë. “Këtë vit ministrat, deputetët, funksionarët e lartë nuk do të kenë më rritje page. Rritjen e përfituan një vit më parë”, sqaroi dje ministri Mete.

Te tjera

Lajme te tjera