E martë, 4 Gusht, 2026

Rama kthen pllakën me Trump dhe vijon të na bëj qesharakë në sytë e botës…

Share

Nga Tritan Kalo, mjek

Dhe për sa kohë do të dëgjojmë inkoherenca të tilla historike….. A i qëndron KM RAMA deklarimit të mëposhtëm përpara zgjedhjes së Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, apo ishte në DELIR kur e ka bërë atë deklaratë, se “Trump nomination would harm America”….. Ndoshta nuk e ka menduar se “Verba volant, scripta manent” (“Fjala fluturon, shkrimi mbetet”), dhe vërtet sot mjetet moderne të komunikimit publik bëjnë që, “fjalën të cilën mundet vërtet ta marrë era, por ajo mbetet përjetësisht  e shkruar në arshivat që ato kanë”… DIHET që kohët kanë ndryshuar dhe në Shqipëri “Burri luan dhe guri JO”, shumë ndryshe nga burrëria e RILINDASVE të vërtetë kur “Guri edhe mundej të luante por Burri jo”…..

Më shtuan edhe më humorin e kësaj të Djele plot diell pranveror, anëtarët e ANSAMBLIT të Këngëve dhe Valleve rilindase të mbledhur sot në “Gjirin e Lalzit”, sepse ish-sallën e tyre të mbledhjeve në selinë e ish-PS së 12.06.1991 e kanë bërë restorant….. Ata/ato si DELE të urta rrinin e dëgjonin disa “mbroçkulla” që nesër edhe mundet të vetë-përgënjeshtrohen, se Sazani kurrë nuk ka qenë zonë e mbrojtur “përveçse nga ushtarët në kohën e Enver Hoxhës”, kur e zeza mbi të bardhë ekziston një VKM e 2010-ës e firmosur nga KM i kohës Prof. Dr. Sali Berisha, që i përcaktonte Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit si “Zona të mbrojtura”…. Mua Dr. Tritan Kalos, si një prej “idiotëve të dobishëm” (KM), më vjen shumë-shumë keq se ku është katandisur DEMOKRACIJA e brendshme e Forcës më Demokratike në funksionimin e saj, pas Ndryshimeve vrastare KRYETAROKRATIKE të Kushtetutës më 21 Prill 2008….

SI MUNDET ende TË SHPRESOJMË se një forcë e tillë politike e KRYETARIZUAR plotësisht edhe në aspektin statutor të saj, do të zhvillojë e realizojë DEMOKRATIZIMIN e VËRTETË të Shqipërisë së këndej Drinit?!?!…. Mirë “kongresmenët rilindas” i kanë mbyllur sytë e veshët përpara bëmave korruptive të Drejtuesve të tyre, apo kapërcimeve degë me degë në fjalimet e tyre të pafundme si dhe vetë bredhjet e pafundme të tyre nëpër Botë, PO JU BASHKËKOMBASIT e tjerë ende të palarguar nga vendi i “Superfuqisë Turistike në Ballkan”, përse jeni tulatur kaq të pashpresë e të pazë në  Dheun Amë?!? VËRTET keni pësuar zhgënjime të pafundme këto 33 vite të DEMON-KRACISË nga të dyja krahët e politikës, por “Dum spiro spero” (“Për sa kohë marrim frymë shpresojmë”)….. SHQIPËRIA jonë, kjo kryezonjë në ILLIRICUM PENINSULA për nga bukuritë e pasuritë mbi dhe nëntokësore BËHET, nëse ju dilni nga letargjija dhe apatija ku keni rënë….. WAKE UP MY ALBANIAN FELLOWS!!!! Vërtet po që “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (Ali Asllani)…. Together forever and ever!

Te tjera

Lajme te tjera