Grupi vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin i mbështetur nga Qendra Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim (QShPZh) është ndalur së fundmi në një takim në qytetin e Durrësit, ku janë pritur nga kryebashkiakja Emiriana Sako. Ka qenë drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim, Elona Gjebrea, e cila ka ndarë detaje nga takimi në rrjetet sociale, teksa theksi është vendosur tek regjistrimi i të moshuarve.
Ja postimi i plotë i drejtoreshës së Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim (QShPZh), Elona Gjebrea:
Një bisede miqësore me Kryetaren e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj Valikaj dhe deputetet e Grupit Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, mbi takimet ndërgjegjësuese për HPV që zhvilluam në qytetin e Durrësit dhe mbështetjen e marrë nga strukturat arsimore dhe shëndetësore me angazhimin dhe të deputetes Klodiana Spahiu.
ACPD do vazhdojë të mbështesë këtë grup të krijuar për të çuar më përpara prioritetet që kanë lidhje me popullsinë dhe zhvillimin.
Bashkëbiseduam rreth projektit që është zbatuar me mbështetjen e UNFPA Albania, në njësinë administrative të Sukthit lidhur me çështjen e moshimit dhe krijimin e regjistrit me të dhëna sociale, ekonomike e shëndetësore të të moshuarve e kësaj njësie me qëllim ngritjen e modelit të shërbimeve të integruara për moshën e tretë.
Ky projekt pilot, i pari i aplikuar në Shqipëri shërben si model edhe për bashki të tjera lidhur me këtë shtresë të komunitetit.
