E shtunë, 3 Tetor, 2026

Spartak Braho zbardh të pathënat: Ja si Nexhmija nuk e lejoi Sali Berishën t’i shërbente Enver Hoxhës, roli i tij në eliminimin e Azem Hajdarit dhe personazhet e njohur që urdhëroi të vriteshin në Shkodër dhe Vlorë

Share

Ish-deputeti i njohur i Partisë Socialist, Spartak Braho ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, profesor Pirro Priftit dhe atyre që përbaltin Luftën Partizane. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho fillimisht ka lëshuar akuza të forta ndaj zotit Prifti, i cili ka cilësuar Enver Hoxhën agjent të britanikëve. Sipas tij, Pirro Prifti është një neonazist që synon të falsifikojë historinë dhe përbaltë luftën partizan në 80-vjetorin e Çlirimit. Ndërkohë ndalur tek Berisha dhe e shkuara e këtij të fundit, ish-ligjvënësi Braho theksoi gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, zotin Rigels Seliman, se ish-kryeministri është përfshirë në shumë krime.

-Zoti Braho, ta nisim me ngjarjen që ka ngjallur kaq shumë polemika ditët e fundit. Një deklaratë e profesor Pirro Priftit që akuzon Enver Hoxhën se ka qenë agjent i britanikëve. Si e shikoni ju këtë lëvizje të tij?

I kamë parë deklaratë e bërë në gazetën ‘Sot’ nga Pirro Prifti, i cili për mua është një neonazist që deformon historinë heroike të Luftës Antifashiste dhe zinxhirit komandues të saj. Ky është një kopje e ndyrë e Çelo Hoxhës dhe Uran Butkës. Muhamet Prodanit, komandat i forcave partizane që çliruan Tiranën, i shpallur “kriminel lufte” nga Celo Hoxha dhe neo fashistët e neonazistët P.Prifti, e plehra të tjerë pseudo historinë që falsifikojnë historinë. E gjithë kjo ‘ofensivë’ e forcave të errta dje dhe sot, behët për të denigruar përvjetorin e 80 të festave të Brigadave Partizane dhe 80 vjetori e çlirimit të Shqipërisë në 29 Nëntor.

-Dakord dhe ju falenderoj se si gjithmonë jeni shterues dhe tregoni se jeni patriot. Por meqenëse jemi tek ky debat, më lejoni t’ju pyes po Sali Berisha a ka qenë komunist, pasi thuhet se ka dalë edhe në një foto krah ish-diktatorit Enver Hoxha? Berisha e ka mohuar diçka të tillë…

Fotografinë e… jo se ka mohuar. Është hera e parë që kemi një fotografi të Enver Hoxhës me Sali Berishën megjithatë, duket që Berisha është mjaft i tërhequr, është në sfond. Ka pranuar gjithmonë që është mik i ngushtë me nusen e djalit të Hoxhës, dhe ka thënë se nuk është  ftuar asnjëherë nga Enver Hoxha. Ka hyrë, kaq thuhet, që është i pranishëm që ishte i pranishëm në një ceremoni ku ajo kishte ditëlindjen dhe e ka ftuar Berishën.

-A e bën kjo Sali Berishën komunist apo pro Enverist?

Ka qenë komunist Sali Berisha. Madje ka qenë edhe sekretar i celulës komuniste të spitalit. Dhe këto i kishte qejf ai, të rrinte pranë Hysni Kapos,  pranë Simon Stefanit, pranë Enver Hoxhës, ka bërë dhe tentativa për t’u bërë mjek i Enverit. Por nuk e lanë. Rol vendimtar ka luajtur Nexhmija, e cila pasi studioi dhe u konsultua me Sulo Gradecin gjykuan që ky njeri ka një biografi jo shumë të pasur sepse gruan e ka malazeze, njerëzit e së cilës ishin pranë dhe punonin për Shërbimet e Zbulimit Jugosllav. Por ai ka këmbëngulur vazhdimisht të ishte pranë. Pse ishte pranë? Nuk është ndonjë gjë e madhe dhe s’kemi pse merremi ne se pse Saliu ka fotografi me Enver Hoxhën. Enver Hoxha mund të ketë dalë në fotografi me mijëra njerëz. Ishte drejtues, ishte udhëheqës, ishte diktator, të cilën e kishte deklaruar hapur që pushteti politik në Shqipëri i përkiste diktaturës së proletariatit, e cila shoqërohej dhe frymëzohej nga lufta e klasave.

-Po në Partinë  Socialiste ka anti-Enverist?

Partia Socialiste nuk ka Enverist. Anti- Enverist ka. Anti- Enveristi kryesor është Edi Rama, madje anti komunist, i tërbuar. Këta ballistët kanë marrë një çik spunto, hov tani që kur Edi Rama bëri ceremoni për Mit’hat Frashërin. Kreun e Ballit Kombëtar. I cili ka vlera si studiues, si shkencëtar i albanologjisë, por në fushën politke ai radhitet në bashkëpunëtorët kryesorë të fashizmit. Kaq! Nuk është e udhës që Mit’hat Frashëri… të vijë në Shqipëri po jo të varroset atje bashkë me…. politikisht është i dënueshëm, asgjë pozitive e të dobishme për shtetin Shqiptar nuk ka Mit’ hat Frashëri. Qëndrimi i Kryeministrit në këtë mes qe një pakujdesi do të thoja unë, megjithëse ai këmbëngul në të tijën, krijoi një pështjellim në vlerësimin e luftës nacional çlirimtare,. Dhe ky pështjellim shpeshherë reflektohet edhe te disa persona që janë atje që secili përpiqet të dali sa më anti – enverist, se po të jesh anti – enverist tani je në modë. Enverizmi ka mbaruar, siç ka mbaruar komunizmi, jo Marksi, sepse Marksi studiohet.

-Megjithatë zoti Braho marksizmi dhe komunizmi shqiptar nuk kanë fort lidhje me njëri tjetrin… Marksizmi është ideologji utopike dhe komunizmi e ka deformuar totalisht atë çka mbart ideologjia marksiste në vetvete. Por me deklaratën tuaj për kryeministrin Edi Rama, a mund të themi se ai rreshtohet krah Sali Berishës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe demokratëve?

Jo jo jo jo , Sali Berisha është kriminel, nuk rreshtohet Edi Rama në reshtin e tyre. Është anti – komunist, por e vlerëson luftën. Nuk e njeh mirë historinë e Ballit Kombëtar dhe nuk i di motivet, por ashtu është formimi i tij i hershëm. Hyn në formimin e disa të rinjve të viteve ’80- ’90, të cilët u rreshtuan si anti- komunistë, mirë bënë ilegalisht por nuk krahasohet rruga e tij politike me Sali Berishën apo me të tjerë. Sali Berisha ndoshta hiqet si antikomunist e anti – enverist por ai është zbatuesi më i zellshëm i komunizmit. Është i kamufluar. Nuk është demokrat në kuptimin e plotë të fjalës. Natyrisht ai hyn në kategorinë e ekstremistëve të djathtë.

-Ndërkohë për ta mbyllur, keni një koment për Sali Berishën, i cili po qëndron në izolim për shkak se ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Posaçme “Arrest Shtëpie” sa i takon aferës së privatizimit të ish-klubit “Partizani”… Pse Berisha e sulmon SPAK?

Afera “Partizani” është një nga krimet e tij të shumta. Tërë ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, nëse Saliu do ketë këllqe, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit 1991. Patjetër ka dëshmitarë të pakët, por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik të realizuesve të këtyre vrasjeve. A. Shehu e ka deklaruar publikisht këtë. Ai e di mirë se kush e ka zbatuar urdhrin e tij për vrasjen e Hajdarit. Në dosjen e tij të ditës ai ka projektuar tërë zinxhirin e vrasjeve dhe eliminimeve fizike të tropojanëve që kanë shërbyer pranë tij, që i ka përdorur sipas nevojave të tij, i ka shfrytëzuar dhe inkriminuar kur ka dashur dhe që për ta ka rezervuar vetëm një fund: eliminimin e tyre, duke i hedhur kundër njëri-tjetrit për të siguruar në këtë mënyrë zhdukjen e dëshmitarëve dhe provave të pakta që inkriminojnë vetë Berishën. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli 1991 deri te vrasja e A. Hajdarit.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera