E martë, 10 Nëntor, 2026

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, Denaj: Ulje e kostove dhe të ardhura për komunitetet rurale

Share

Lehtësitë e paketës fiskale adresojnë tre elementë thelbësorë në mbështetje të agroturizmit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se “Qeveria Shqiptare e ka mbështetur agroturizmin, një sektor të mikpritjes me cilësi të lartë në zonat rurale, duke ofruar paketën fiskale të dedikuar, prej 5% tatim mbi fitimin, përjashtim nga taksa e infrastrukturës dhe 6% tatim mbi vlerën e shtuar për të gjithë njësitë agroturistike të certifikuara”.

Denaj u shpreh për vijueshmëri të mbështetjes ndaj agroturizmit, si një sektor potencial në gjenerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e ekonomisë rurale.

“Ne do të vijojmë mbështetjen për sektorin, këtë herë me “Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit” një mekanizëm për të shkuar më tej në rrugën për rritjen e njësive të certifikuara, me qëllim lehtësimin e subjekteve në uljen e kostove dhe garantimin e të ardhurave në komunitetet e zonave rurale dhe malore”, tha Denaj.

Te tjera

Lajme te tjera