E premte, 1 Maj, 2026

Grupi vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, aktivitet sensibilizues për vaksinën e HPV që parandalon kancerin e qafës së mitrës, drejtoresha e QShPZh Elona Gjebrea zbardh detajet

Share

Grupi vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin i mbështetur nga Qendra për Popullsi dhe Zhvillim, ACPD.al pjesë e rrjetit IPPF, organizoi aktivitete sensibilizuese në ambientet e Shkollës së Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” dhe në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në qytetin e Durrësit, në kuadër të fushatës për vaksinën e HPV-së për moshat 14-20 vjeç. Në këtë aktivitet morën pjesë zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, kryetarja e grupit vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, Klodiana Spahiu, anëtarët e këtij grupi, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Ilirian Pendavinji, Elona Gjebrea, Drejtore e Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim (QShPZh) dhe përgjegjësja e programit të vaksinimit të Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, të cilët dhanë mesazhet e tyre me qëllim promovimin e vaksinës së Papiloma Virus, vaksinë e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Grupi parlamentar vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, më tej zhvilloi edhe një vizitë në ambientet e Qendrës Shëndetësore Nr.1 për të ndjekur më nga afër procesin e vaksinimit. Në mbledhjen e fundit ku u miratua edhe kalendari i punës së grupit deri në qershor 2024, u vendos që të organizohen disa vizita dhe takime në terren në lidhje me shëndetin riprodhues, edukimin seksual në shkolla dhe ecuria e vaksinimit kundër Papiloma Virus.

“Grupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, ku ACPD Albania shërben si sekretariat, organizoi sot në Durrës, # në bashkëpunim me ZVA, NJVKSH, ISHP, aktivitetin sensibilizues në kuadër të fushatës për vaksinën e HPV në ambientet e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”. Ky grup parlamentar  do të jete aktiv me shumë ndërhyrje që kanë të bëjnë me çështje të moshimit, shëndetit riprodhues, demografi, fertilitet etj. Folëm për vaksinën  HPV( virusi papilomes njerëzore), rrezikun që virusi ka me zhvillimin e sëmundjeve tumorale të qafës së mitrës dhe mundësinë e mbrojtjes nga këto rreziqe përmes vaksinimit që tashmë është i mundur përmes mbështetjes së Institutit të Shëndetit Publik. Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, i pari tumor i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion. Tashme vaksina për HPV ofrohet falas në Shqipëri, në çdo qendër shëndetësore për vajzat të cilat mbushin 13 vjeç deri ne 20 vjeç. Nje superaktivitet me mbështetjen e  mësuesve, nxënësve dhe prindërve”, shkroi drejtoresha e QShPZh Elona Gjebrea në rrjetet sociale.

Te tjera

Lajme te tjera