E shtunë, 3 Tetor, 2026

Ilir Demalia rrëfen të pathënat: Ja të fshehtat e luftës së SPAK me Sali Berishën, te nevoja e tij për psikiatër dhe lidhjet me spiunët e ish-Sigurimit, ja politikani që do t’i fitojë zgjedhjet në vitin 2025

Share

Rigels Seliman

Analisti i njohur që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend, kryesisht për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Prokurorinë Speciale (SPAK) pak ditë më parë. Gjatë një interviste për “Dirtare.net”, zoti Demalia theksoi se Berisha vazhdon të sfidojë SPAK-un dhe se gjëja që duhet të bëjë Dumani tani sipas tij, është ta mbyllë ish-kryeministrin në çmendinë. Po ashtu analisti akuzoi Berishën se  ka ndaluar procesin e demokracisë dhe se kreu i Rithemelimit, sipas tij, është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot. Ndërkohë publicisti Ilir Demalia foli edhe për disa deputetë demokratë, të cilët ai i quan spiunët e Kinostudios, që dalin nëpër studio televizive dhe përpiqen të deformojnë historinë.

-Zoti Demalia, ish-kryeministri Sali Berisha duket se tashmë është kthyer në telenovelë nga mëngjesi në darkë, doli në dritare, hyri në dritare, si e komenton?

Sali Berisha si ato vajzat që dikur dilnin në dritare dhe poshtë shkonin ata që bënin xhiro. Është qesharake që e kemi ndjek kaq vite dhe që ka gjynahe të mëdha të tërheq zvarrë median, por njeriu e ruan pak atë dinjitetin edhe në momente të vështira. Emisione që merren çdo natë me të, unë shoh vetëm titujt kryesor dhe kaq, nuk mund të shoh unë të njëjtat gjëra gjithmonë. Çdo gjë ka një kufi, sepse kur e kalon kufirin edhe të qesharakes kalon në neveri pastaj. Shqipëria sot mbyllet të shoh “Big Brotherin”, të shoh filma turq. Televizionet kombëtare japin filma turk, nuk jam kundër serialeve turke, por ca mesazhi japin këto që i vënë. Ne edhe me fqinjët nuk krahasohemi për shtet. Del Berisha dhe thotë SPAK grup i strukturuar kriminal, kjo është një akuzë që se bënë jo një politikan, por asnjë njeriu në rrugë që mund ta pyesësh se ca mendimi ka për SPAK. Ai duhet që të mbaj përgjegjësi për të gjitha krimet, ‘97 është krim, ‘87 po ashtu, “Rruga e Kombit” është krim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës as policit nuk mund ti kthesh përgjigje kur të arreston nëse e kundërshton, sepse këto më pas do të rëndojnë në procesin gjyqësor. Berisha i ka bërë zhele me Duman e çfarë ka SPAK-u sepse nuk i bëjnë dot gjë. Ku e kanë frikën? Nuk e di. Berishën ta mbyllin në çmendinë. Ai është i mbyllur tani në kat të shtatë, por ta çojnë në çmendinë ose t’i çojnë një psikiatër në shtëpi. Ai nuk ka të drejtë të japë intervista publike, sepse është në arrest. Nuk ka të drejtë të komunikojë. Del dhe dhëndri i vet e komunikon më publikun. Nëse nuk zbatohet ligji për kaq, atëherë fillon dhe shpërbëhet sepse të ikën autoriteti. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri për 30 vjet është se është vrarë autoriteti i shtetit. Është vrarë në 1997-ën, në 1998-ën, më 21 janar. Si ka mundësi kjo liridalje? Mirë Berisha nuk ka turp, po ky SPAK-u nuk ka turp dhe autoritet? Po kjo shoqëri, a ka turp dhe autoritet? Sepse edhe diferenca është e tmerrshme prandaj bën kështu ai. Pastaj është përkrahja e televizioneve që thonë Berisha ka bërë punë të mira. Berisha vetëm ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot. Ai flet sepse nuk ka ballafaqim. Janë disa deputetë që nuk lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin në kafe. Kur dalin në televizion që t’i mbulojnë gjërat njëri-tjetrin thonë: “Dëgjo, unë kam respekt për ty, pavarësisht se ti nuk ke të drejtë për këtë”. Debat është ky? Kjo është një kulturë që është bërë e lodhshme edhe në një moment i thua vetes: Përse të flas. Janë e ca njerëz pastaj që nuk kanë kurrfarë turpi, deformim i historisë, manipulim, falsifikim, njerëz që kanë qenë në shërbimet më të ndyra. Njëri e ka dosjen sikur është libri “Lufta dhe paqja” me denoncime dhe del e thotë: “Kam prurë demokracinë”. Të gjitha këto të krijojnë një neveri sepse është fuqia e perversitetit që ka kapur mediat, shtetin, kulturën dhe gjithçka tjetër.

-Pse i keni kaq inat këta spiunët?

Jo nuk kam inat njeri unë. Po të jetë për marrëdhënie personale as nuk më bëhet vonë fare. Më vjen keq vetëm për një gjë. Për gjëra që i kam jetuar vetë, i kam parë me sytë e mi, që e di kush ishte ai që shkoi të trungu i kallëzimeve në fund të oborrit të Kinostudios. I kemi pasur aty të gjithë në Kinostudio. Dhe sot që i shoh nëpër studio televizioni dhe tregojnë se si këta kanë qenë në rrezik të madh. Ata po falsifikojnë historinë dhe prandaj jemi në këtë gjendje, prandaj kemi këtë treg mediatik dhe politik. Sepse janë një. Defekti kryesor fillon te raporti i vlerave.

-Këta spiunët e Kinostudios janë me ish-kryeministrin Sali Berisha tani?

Po spiunët që në fillim te Partia Demokratike kanë shkuar. Aty i çoi syri vigjilent. Këta mbajtën strukturat e regjimit, avokatët, ndërsa te Saliu ikën spiunët. edhe Saliu i di vet shumë mirë. Njeriu ka një raport me vetën, ka një ndërgjegje të brendshme. Këta nuk kanë raport sinqeriteti dhe duan që të deformojnë historinë. Historia shkruhet në bazë të fakteve, sepse ka data, ka personazhe. Kemi ardhur në këtë pikë, ku njëri thotë i fshi të gjitha dhe tjetri thotë i fshi të gjitha.

-Partia Demokratike mos ishte e destinuar të shpërbëhej, pasi Partia Demokratike mblodhi të burgosur, të persekutuar?

E gjithë kupola ishte anëtar të regjimit. Çfarë lidhje kishte me të djathtën Berisha, kush ka lidhje me të djathtën në Shqipëri. Ku ka pasur të djathtë këtu. Si strukturë shoqërore ne nuk kemi pasur të djathtë. Historia e vendit këtë e thonë studiues se nuk ka pas të djathtë. Berisha thotë jam i djathtë, nga doli ai i djathtë. Ai ka një barrë akuzash dhe thotë jam njeriu më i ndershëm që ka bota. Unë që e shoh nga jashtë, ca shoh në ekrane them që është tmerr.

–Po bëhet reforma zgjedhore në Shqipëri, deputetët e të Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha thonë ne s’na përfaqëson Enkelejd Alibeaj, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama thotë unë njoh vetëm Lulzim Bashën sepse ai e ka vulën e partisë, ke një koment lidhur me këtë?

Edi Rama ka gjet rehati me rrumpallën e këtyre. Nuk është problemi tek reforma këtu nuk ka vullnet dhe reforma nuk do të shpëtoj nga votimi. Rama ka dy mandate që i fiton, Partia Demokratike në këtë gjendje që është sot është shumë keq, por që do të copëtohet edhe më keq. Sepse këta nuk kanë asnjë hall tjetër, veçse këta kanë hall se kush do të marr frontin e Berishës, po për çfarë e do atë front. Por, unë them me këtë gjendje Rama e ka të garantuar mandatin e 4 dhe kjo do të thotë se krijon një pushtet të pakufizuar. Nuk pa pasur vullnet, historia është se ata që vijnë në fuqi sundojnë dhe poshtërojnë palën tjetër. Një gjendje e tillë po ndodh edhe sot në Amerikë, sepse tani do të zgjidhet ose Donald Trump, ose Joe Biden, mirëpo këtu ka rregullator të tjerë. Kurse aty s’ka asgjë, aty s’ka as shoqëri civile, sepse këtu ngrihet vet shoqëria civile për padrejtësitë që i bëhen. Shqipëria duhet që të ballafaqohet me realitetin e saj dhe të mos gënjej më vete, nëse vazhdohet kështu do të bëhet një kënetë e madhe ku do të fundosen të gjithë bashkë.

-Si e sheh marrëveshjen e Ramës me Italinë për emigrantët?

Mua më duket e papranueshme kjo marrëveshje. Është e qartë se bëhet për interes të qeverisë që Meloni të jetë një zë për Shqipërinë. Emigracioni është bërë problem edhe këtu, sepse është rritur kriminaliteti, unë nuk jam kundër lëvizjeve, por lëvizje që duhet që të jenë të kontrolluara. Ne jemi vend i vogël, ne jemi edhe vend racist. Ne kemi 1000 probleme vet, po sikur të ndodh ndonjë gjë si plasi pak kohë më parë me muxhahedinët. Shqipëria ka humbur nga drejtuesit, sepse kushtet i ka për të bërë shtet. Kemi pas drejtues që janë në gjendje që ta bëjnë gjak dhe ta ndajnë në copa. Edhe në Amerikë këto do jenë zgjedhjet më të vështira. Por 3 për qind e popullsisë së Amerikës kontrollon 97 për qind të pasurisë, shifër e frikshme. Në këtë drejtim kanë arritur në konkluzionin i ka ardhur fundi këtij sistemi, por do jetë një periudhë e vështirë dhe do të ketë një krizë të rëndë, sepse duk dihet nga do shkoj fitorja dhe nga të drejtohen lobingjet. Do ketë periudhë të vështirë. Këtu ke ushtrinë dhe mjekët që nëse çohesh të sulmosh shtetin të shtypin si buburrec. Duhet një rrugë e re dalje për të balancuar raportet e pasurive dhe raportet shoqërore.

Te tjera

Lajme te tjera