Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka nxjerrë disa detaje tronditëse nga protesta e 21 janarit 2011, ku Garda e Republikës qëlloi ndaj protestmbetën të vrarë 4 persona. Sipas tij, krimi i ‘21 Janarit’ është marrë përsipër nga Sali Berisha, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia, i shpallur ‘non-grata’ bashkë me familjen në 19 maj 2021 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Avokati shprehet gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit të vitit 2011 në ambientet e Kryeministrisë, por sipas tij, videoja është në duart e FBI dhe është përdorur si provë në dosjen e “non-gratës” për Berishën.
-Avokat Beqiri, këtë të diele që shkoi u shënuan plot 13 vite nga protesta e 21 janarit 2011, ku dhe fatkeqësisht mbetën të vrarë 4 persona. Si e kujtoni ju 21 janarin? Le të ndalemi pak tek rekursi që ju e keni çuar në SPAK…
Bëri një kallëzim ministri i Drejtësisë dhe ja çoj SPAK-ut dhe këta menduan se meqenëse e bëri Ministria e Drejtësisë e paska seriozisht qeveria. Qeveria ka rol të jashtëzakonshëm sepse për ngjarjen e 21 janarit ka prova në duar që mund ta ndihmojë organin e akuzës dhe ai e çoi dhe SPAK tha çështja ndodhet në prokurorinë e Tiranës dhe këtë po ja çojmë atyre dhe ai e mbylli me kaq nuk u ndie më. Kjo mban erë të keqe sepse nuk është gjë e mirë. Në rast se je i vendosur për të bërë një kallëzim dhe ai i njeh mirë ligjet dhe është në nivel të lartë juridik dhe nëse bënë një kallëzim e bën sepse e di mirë se ka prova. SPAK ja çon prokurorisë së Tiranës dhe nga ana tjetër po në atë shkresë që i çoi SPAK thoshte se ky kallëzim është bërë kundër Berishës, Bashës dhe të tjerëve dhe me atë që thoshte vet SPAK kundërshtonte veten e vet, sepse edhe thotë është bërë për Berishën për të cilën është ai kompetent edhe ja çon prokurorisë. SPAK duhet të regjistronte procedimin penal ose jo dhe nuk bëri asnjë nga këto, këto janë ligjore që nuk të falet të shkelësh kodin e procedurë penal. Ne e kundërshtuam këtë vendimmarrje të SPAK, ato dy magjistrate ishin pa kockë dhe të mbërthyera nga sindromi i Berishën dhe e rrëzuan ankimin. Ja çova Gjykatës së Lartë me rekurs dhe thash se i kanë dhënë rrugë një vendimmarrje antiligjore. Berisha është frymëzuesi dhe ai që i çoi drejt plumbit ata 4 veta dhe ishte ai që dha urdhrin. Gjykatës këtë rekurs ja kam drejtuar në korrik dhe para se të dilte vendimi Strasburgut, pasi mora vendimin e Strasburgut i bëra rekurs, pasi në vendim thuhej se vrasjet janë bërë nga shteti. SPAK e mori në datën 15 dhjetor që e pranoi për ta bashkëngjitur në dosje dhe nxori datën 27 shkurt se do ta shqyrtonte çështjen. Gjykata e Lartë do të vendos nëse çështjen do ja kaloj për kompetencë SPAK, apo se ca do të bëjë me këtë çështje.
-Ka ende prova, sepse ka kaluar shumë kohë dhe mbase janë zhdukur, apo janë aty?
Nëse ka dosje më të mbushur me prova është 21 janari. Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë vetëm Berisha në këtë punë. Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar. Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan që të ekzekutoheshin protestuesit. Në këtë drejtim dëshmitari kryesor është Lulzim Basha, i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ai ka dijeni, ai i ka fshehur gjurmët e krimit, nuk ka folur deri më sot dhe duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve.
-Cilat janë provat më të forta sipas jush?
Provat më të forta i ka dhënë vetë Berisha. Këto vrasje do bëheshin për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe për të justifikuar vjedhjet në zgjedhjet 2009 u vodhën dhe në 2011 u vodhën. Në një situatë të tillë ajo qeveri kishte rënë dhe ai pikërisht për ta mbajtur me dhunë pushtetin dhe t’i frikësonte shqiptarët që mos të ngriheshin në protesta, dhe të mos kërkon in hapjen e kutive urdhëroi vrasjet që mos të mbusheshin më sheshet. Ata thanë se duhet që të thuhej se ata ishin vrasjet me njëri tjetrin sepse ishin afër. Një ditë më parë tha kamerat janë dhe pastaj gjithë natën kamerat u kopjuan dhe u fshinë të gjitha. Kur shkuan prokurorët ishin fshirë dhe nuk gjetën gjurmë. Ai mendoi se i fshiu. Nuk po bëj ndonjë teori konspirative por ato pamje u kopjuan nga një dorë dhe ajo i ka ende në dorë sot. Një nga ato duart i dha “non-grata”-n nga SHBA. Ndryshe SHBA nuk e shpallte ‘non-grata’ nëse nuk do e kishte parë atë video. Ato kamera ekzistojnë dhe ajo provë është në duar të sigurta. Urdhrin që ai ka dhënë për të bërë ato vrasje. Kompromentoi mjekët që raportin ta bënin në përputhje me deklaratat e tij. Urdhëroi të mos ekzekutoheshin urdhër-arrestet për gardistët të cilët edhe i dekoroi. Gardistët janë mbajtur brenda kryeministrisë 72 orë, aty hanin pinin e flinin duke u përpunuar, duke u thënë çfarë do thonë kur të thirreshin në prokurori. Pse i mbajti mbyllur. Ai bëri pucin kundër shtetit sepse rrëzoi pushtetin gjyqësor duke mos respektuar vendimet e gjykatës i mori nëpër këmbë. Këto prova plus atyre që del dhe e pranon dhe vet se do vriste edhe 500, pra e pranoi vet. Ai thotë ja ujku këta thonë ku janë gjurmët. Me kaq prova ai dhe Meta dënohen me burgim të përjetshëm. Prokuroria e Tiranës është e kapur nga berishizmi dhe i kanë mbyllur gojën me para sepse s’ka logjik që të mbash një çështje që nuk e ke në kompetencë. Ato duhet të thonë nuk jemi kompetencë dhe çoje çështjen në SPAK. Sa më shumë e mbajnë në dorë duan që ta zgjasin ende si çështje.
-Çfarë prisni nga drejtësia e re?
Do ecë vetëm para, do ketë problematika, por thelbi i pozitivitetit do ngelet pozitivet. Ky vend do pastrohet nga krimi dhe nga kriminelët dhe nuk do të ketë më të pandëshkueshëm. Shqiptarët nuk do marrin më arratinë sepse para ligjit nuk janë më të barabartë, me këta që i sundojnë.
