E mërkurë, 23 Shtator, 2026

Rama tërhiqet dhe pranon krizën në biznesin fason, qeveria gati paketën e ndihmës për sektorin e manifakturës, nga rimbursim i shpejtë i TVSH, te dhënia e overdrafteve për likuiditet dhe garanci sovrane

Share

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria që drejton duket se është tërhequr pas injorimit që bërë ndaj industrisë fasone, ndërsa ka zbuluar se ka gati paketën e mbështetjes për këtë sektor, e cila është goditur nga zhvlerësimi i euros e për pasojë ka miliona euro humbje. Kryeministri Rama ka njoftuar dje se gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi në “Shtëpinë e Biznesit” e ngritur pranë Piramidës, është arritur në dakordësinë për të miratuar një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion. Po ashtu, është vendosur që të ofrohet një mekanizmi lehtësues, në formën e overdraftit për të pasur në dispozicionin likuiditetin e nevojshëm në mënyrë që kompanitë të nisin prodhimin sipas kontratave që ata kanë. Ndihma tjetër që do ti jepet kësaj industrie ka të bëj me kualifikimin e fuqisë punëtore. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është rënë dakord me industrinë e manifakturës që të ngrihet një skemë financimi për një akademi profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani. Nga ana tjetër për këtë sektor do të ketë një kanal të dedikuar për rimbursimin e shpejtë të TVSH-së. “Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie. Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim. Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion. Një skemë financimi për ngritjen e një  akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani. Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”, thotë Rama. Prej muajsh sektori i manifakturës kërkon ndihmë financiare për të dalë nga kriza e nisur që pas pandemisë, dhe që u thellua më shumë më rënien e euros e cila ju ka zhvlerësuar ndjeshëm fitimet përgjatë vitit 2023. Ndërsa në ditët e fundit disa kompani kanë shpallur falimentin e me dhjetëra punonjës të kësaj industrie kanë mbetur të papunë.

Ja se çfarë ofron konkretisht qeveria

  1. Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.
  2. Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.
  3. Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.
  4. Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.
  5. Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Ibrahimaj: Rrisim angazhimin për ta mbështetur industrinë fason

Ndërkohë e pranishme në takim, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj theksoi dje se, “në këtë takim diskutuam mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider që operojnë në këtë fushë; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht”. Ministrja bëri të ditur se, ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara. Po ashtu, Ibrahimaj informoi se, rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie; ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim; një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion dhe një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani, janë disa nga pikat ku do të fokusohet mbështetja për këtë sektor.

Te tjera

Lajme te tjera