Një superndeshje u luajt mbrëmë në futbollin spanjoll. Bëhet fjalë për derbin midis Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit, në kuadër të Superkupës së Spanjës. Në fakt ishte gjysmëfinalja midis tyre dhe duelin e fitoi Reali pas 120 minutash dramatike. Ishte një ndeshje ku të dy ekipet luajtën për gjithçka, bënë një ndeshje spektakolare, me shumë gola, e që i mbajti në ankth tifozët deri në momentin e fundit. Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 3-3, por në sekondat e fundit të shtesës 30-minutëshe, Reali shënoi dy herë, duke e fituar gjysmëfinalen me shifrat 5-3 dhe duke kaluar në finale, ku pret i qetë fituesin e duelit Barcelona-Osasuna, që luhet sot në mbrëmje. Sa i takon duelit, e para shënoi Atletiko në minutën e 7-të, me anë të Hermosos. Reali do të barazonte në minutën e 20-të me anë të Rudiger, e në minutën e 30-të do të përmbyste me golin e Mendit. Por Atletiko do të reagonte si duhet në minutën e 37-të, duke barazuar shifrat me anë të Griezmanit.
Pjesa e parë mbyllet kështu 2-2. Në pjesën e dytë secila skuadër shënon nga një gol, fillimisht me Atletikon në avantazh si pasojë e autogolit të Rudiger, kurse për “Los Blancos” barazoi Karvajal në të 85′. Ndeshja e regullt mbyllet 3-3, por në kohën shtesë 30-minutëshe, Reali gjeti në sekondat e fundit dy gola të shpejtë, fillimisht me autogolin e Saviç, e më pas me golin e Brahim Diazit, që vulosi kalimin në finale. Ndërkohë, Lacio mbrëmë siguroi kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mundi në çerekfinale Romën, me rezultatin 1-0. Ishte një duel i fortë derbi, një duel klasik, ku për suksesin e Lacios vendosi një penallti e dyshimtë, por që arbitri e dha pasi u konsultua me VAR. Në fakt, skuadra bardhekltar u tregua më gjakftohtë në këtë përballje të nxehtë, duke e gjetur golin në fillimin e pjesës së dytë me Zakanjin, që shndërroi një gol një penallti të shkaktuar me naivitet nga mbrojtja verdhekuqe. Në fakt, Lazio në këtë rast pati ndihmën e Var-it, pasi gjyqtari Orsato fillimisht fillimisht nuk dalloi ndërhyrje të gabuar. Lacio pati fatin me vete edhe në fundin e takimit, kur portieri Madas u mohoi golin verdhekuqve me dy ndërhyrje të njëpasnjçshme. Nuk mund të mungonte tensioni në shtesë, por nuk ndryshoi rezultati. Kështu, Lacio kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret fituesja e çiftit Juventus-Frosinone.
