E martë, 24 Nëntor, 2026

 “Stop femicidit” bën bashkë aktorë të rëndësishëm në vend, Gjebrea zbardh detaje nga konferenca që bëri bashkë të gjithë kundër dhunës me bazë gjinore

Share

Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Popullsisë, Elona Gjebrea mori pjesë në aktivitetin “Jo Feminicidit! Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë aktivitet morën pjesë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, anëtarë të qeverisë, deputetë, partnerë ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, zonja Gjebrea ka dhënë edhe një mesazh.

“Stop Femicidit, qe tema e konferencës që mblodhi parlamentare, ministra, partnerë ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile, për tu angazhuar e shtuar përpjekjet në atë qe e quajtën ‘emergjencë kombëtare’. E nderuar që isha folëse në një nga forumet e konferencës së organizuar nen kujdesin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, raportueses së Asamblesë Parlamentare te KiE per dhunën ndaj grave, Etilda Gjonaj dhe UN Women. Femicidi është forma më e rëndë e manifestimit të dhunës ndaj grave. Duhet angazhim për me shume bashkëpunim dhe me shume përgjegjësi për parandalimin dhe eliminimin e dhunës me baze gjinore si dhe vrasjeve për motive gjinore”, shkroi Gjebrea.

Sikundër e theksuam edhe më sipër, kryetarja e Kuvendit znj Nikolla, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Avokatja e Popullit, Znj. Ballanca, shpalosën sfidat e përbashkëta dhe iniciativat konkrete, që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar një shoqëri, ku vajzat dhe gratë arrijnë potencialin e plotë. Partnerët ndërkombëtarë, si Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, znj. McCluney, Zv/Shefja e Misionit në detyrë të U.S. Embassy-Tirana, Znj. Kaëas, Ambasadori i Austrian Embassy Tirana z. Steinner, i ngarkuari me punë i European Union in Albania , z. Andre Rizzo, Drejtorja e Zyrës së Këshillit të Europës Znj. Giulia Re, Përfaqësuesja Rezidente e UNDP Albania Znj. Merino dhe përfaqësuesi i OSCE Presence in Albania z. Vela nën moderimin e e Michele Ribotta, Përfaqësues Rezident UN Women Albania shprehën mbështetjen dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët në këtë luftë të përbashkët!Në panelin e shoqërisë civile, nën moderimin e gazetares Aurora Sulce, përfaqësuesit e shoqërisë civile Aurela Anastasi, Mirela Arqimandriti, drejtuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, znj. Elona Gjebrea dhe përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ejxh Pepa ndanë sfidat dhe arritjet në këtë fushë.

Te tjera

Lajme te tjera