E martë, 10 Nëntor, 2026

Bordi i të Urtëve, Denaj: Vlerë e shtuar në praktikën e vendimarrjes politike për zhvillimin rural

Share

Në drejtimin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi punimet mbledhja e parë e Këshillit Konsultativ të Akademikëve dhe Ekspertëve të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ose Bordi i të Urtëve.

Bordi i të Urtëve përfaqëson një entitet këshillues pranë Ministrit, duke siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës në hartimin e politikave dhe përcaktimin e strategjive të zhvillimit.

Në fjalën e saj, Denja vlerësoi kontributin e anëtarëve të Bordit të të Urtëve, eksperiencat në fushën akademike, atë të kërkimit shkencor dhe inovacionit, në politikbërje e vendimarrje, si dhe në bashkëpunimin e suksesshëm me organizata ndërkombëtare, agjenci financimi dhe donatorë në fushën e zhvillimit.

“Njohja e realitetit të hapësirës rurale të Shqipërisë, rajonit Ballkanik, BE dhe USA, do të sjellin një këndvështrim të gjerë, të diversifikuar dhe ndihmues duke i dhënë vendimmarrjes dhe politikave një referencë besueshmërie”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se, funksionimi proaktiv i bordit mbetet vlerë e shtuar në praktikën e vendimarrjes politike dhe kontribut për zhvillimin rural.

Te tjera

Lajme te tjera