E martë, 24 Nëntor, 2026

“Grupi i vdekjes” mbyllet në mënyrë dramatike, Milani përzë Njukasëllin dhe ‘përqafon’ Ligën e Europës, PSG dhe Porto sigurojnë biletat e fundit

Share

Është mbyllur faza e grupeve të Champions League.

Pas verdikteve të ndeshjeve të raundit të 6, PSG dhe Porto janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve.

Në grupin e ferrit, atë F, PSG ka arritur të barazojë 1-1 me Dortmundin dhe ky rezultat bën që francezët të pozicionohen të dytët në grup dhe të vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League.

Në “Saint James Park” Njukasëlli vendas humbi 1-2 me përmbysje nga Milani në raundin e fundit të grupeve në Champions League. Megjithë tri pikët në udhëtim, Milani mbetet jashtë Championsit, kjo pas barazimit 1-1 të Dortmundit dhe PSG-së.

Kuqezinjtë sigurojnë një vend në play-off e Ligës së Europës si vendi i tretë në grupin F. Në sfidën e Anglisë, Njukasëlli kaloi në epërsi me Xhoelinton në minutën e 33. Në pjesën e dytë italianët ndryshuan fytyrë dhe përmbysën ndeshjen me Pulisiç në minutën e 59 dhe Çukueze në minutën e 84.

Te tjera

Lajme te tjera