E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Lorenc Vangjeli si dhëndër dhe Carlo Bollino si kollovar

Share

Nga Elvi Fundo

Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc Vangjeli, në një nga shkrimet e tij më të dobëta dhe më të sikletshme, megjithëse nuk lodhet kurrë që të shkruajë, ka bërë avokatinë e Carlo Bollino-s, biznesmenit përfitues të miliona eurove, fondeve dhe pasurive publike nga qeveria shqiptare e Edi Ramës, të cilën e ka shumë xhan edhe miku im Lorenc Vangjeli.

Për Lorencin, fajin, kuptohet, e ka Saliu dhe Bollino është një botues “që ka ndryshuar emrat e mediave që ka drejtuar, por nuk ka ndryshuar zanat në këto 3 dekada. Akuzues dhe i akuzuar”.

Kështu na e thotë italianin e shqiptarizuar Bollino, Lorenc Vangjeli.

Në fakt, përtej një gënjeshtre, Lenci e di shumë mirë se Bollino ka ndryshuar zanat dhe përveçse gazetar është bërë biznesmen përfitues pronash publike, fondesh publike nga dashuria, servilizmi apo futja si kollovar në pushtetin e Edi Ramës.

Te tjera

Lajme te tjera