E shtunë, 26 Shtator, 2026

Lioenel shënon edhe jashtë fushë, Antonela Rokuzo në pritje të fëmijës së katërt?

Share

Fëmija i katërt është rrugës drejt kësaj bote për Leo Mesin dhe bashkëshorten e tij, Antonela Rokuzo? Sipas disa ndjekësve të çiftit, “PO”!

Të dhënën në fjalë, e cila për shumë është më se e dukshme, e ka dhënë vetë argjentinasja në rrjetet sociale, ku kohët e fundit ka publikuar foto në të cilat barku i saj nuk i shfaqet kurrë.

Më tej, deklaratat e fundit të tetë herë fituesit të “Topit të Artë” i ushqejnë këto zëra. Ja fjalët e Mesit për fëmijën e tij të katërt:

“Ne do të donim të kishim edhe një fëmijë tjetër. Nuk po e kërkojmë, por do të shohim nëse do të vijë. Unë mendoj se jam një baba i mirë”.

Ylli argjentinas ka tre djem, Tiago, Mateo dhe Çiro, me gruan e tij Antonela Rokuzo, të cilën e takoi kur ishte fëmijë.

Te tjera

Lajme te tjera