E martë, 10 Nëntor, 2026

Ekonomia Blu, Denaj: Kapital natyror i Shqipërisë, burim punësimi dhe rritjejeje të qendrueshme

Share

Burimet bregdetare dhe detare janë pasuri e vyer ekonomike për Shqipërinë. Koncepti i ekonomisë blu është duke u përqafuar nga Shqipëria si një rrugë për parandalimin e degradimit të mjedisit dhe zhbalancimeve ekologjike.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vlerësoi se përfitimet nga ekonomia blu janë të shumta, përfshirë peshkimin, turizmin bregdetar, transportin detar, energjinë e erës detare, dhe zhvillimin e infrastrukturës së portit.

Ministrja Denaj bashkë me zv. ministrin Roland Kristo, Prefektin e Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, zhvilluan një takim në zonën e Radhimës, Vlorë, me aktorët e sektorit të akuakulturës, ku diskutuan mbi problematikat dhe zhvillimin e këtyre resurseve në këtë zonë, në dobi të ekonomisë dhe mjedisit.

“Akuakultura ofron mundësi për rritje ekonomike, krijim të vendeve të punës, dhe kontribut në ekonominë e kësaj zone”, tha Denaj.

Ministrja informoj përfaqësuesit e sektorit mbi përfitimet që gjenerohen nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Akuakulturës 2021-2030.

“Po përmirësojmë sektorin me financime në aspektet e prodhimit, krijimit të vendeve të punës, tregjeve, sigurisë së ushqimit, dhe eksportit të produkteve të detit”, theksoj Den

Te tjera

Lajme te tjera