E martë, 24 Nëntor, 2026

Formula 1/ Vershtapen e mbyll sezonin e rekordit me fitore në Abu Dabi, Mercedesi mposht Ferrarin

Share

Sezoni 2023 në Formula 1 përfundon me fitoren e 19 të Maks Vershtapen.
Holandezi dominoi edhe garën e fundit në Abu Dhabi, duke kaluar vijën e finishit përpara Red Bullit  të Serxhio Perez dhe Ferrarit të Sharls Lëklerk.

 

Meksikani mori një penalizim prej 5 sekondash dhe humbi pozicionin në favor të monegaskut (2) dhe Mercedesit të Xhorxh Rasëll (3).

 

Vendi i 9 i Hamiltonit dhe tërheqja e Sainzit konfirmojnë dështimin e ekipit italian për të parakaluar Mercedes në klasifikimin e konstruktorëve: skuadra e kuqe përfundon në vendin e tretë.

Te tjera

Lajme te tjera