Këngëtarja e njohur, moderatorja dhe ikona e televizionit shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila meriton të etiketohet si “Mbretëreshë” ka pasur nderin të paraqitet në kopertinën e revistës prestigjioze “Forbes” për edicionin e Mbretërisë së Bashkuar.
Një arritje si kjo, që simbolizon suksesin dhe ndikimin në nivel ndërkombëtar, ka bërë që Vejsiu të ndihet shumë e emocionuar dhe krenare për prejardhjen e saj dhe për gjithë ato që ka arritur.
Në një postim në Instagram dhe Facebook, Alketa ndau bukurinë e kësaj përvoje me ndjekësit e saj: “Jam vërtetë e lumtur që jam në ‘Forbes UK’”.
Shprehjet e saj pasqyrojnë ndjenjën e një ëndrre që bëhet realitet. Ajo shton se, edhe pse Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, aspiratat dhe vizionet e saj dhe të bashkatdhetarëve janë gjithmonë të mëdha.
Alketa nuk hezitoi të theksojë se ndjenjën e të qenit “një qytetare e botës” dhe se me krenari ka treguar gjithmonë pasaportën shqiptare.
Madje moderatorja është shprehur e lumtur për këtë arritje duke publikuar një galeri me personazhe të famshëm si Elon Musk, Jeff Bezos, Oprah Winfrey, Mark Zuckerberg, Kim Kardashian, Kanye West etj, që kanë qenë në kopertinën e revistës ndër vite.
Postimi i saj mbyllet me premtimin që ajo do të “vazhdojë të numërojë yje më shumë se dollarë”, duke aluduar se vlerat e vërteta dhe arritjet shpirtërore janë më të rëndësishme sesa pasuritë materiale.
Ky lajm për bashkëpunimin e ardhshëm mes “Forbes” dhe revistës shqiptare “Class” (e cila është në pronësi të Alketës) sugjeron se ky artikull është vetëm fillimi.
Pozimi i Alketës për “Forbes” jo vetëm që shërben si një simbol i suksesit të saj personal, por edhe si një rrugë që hapet për të tjerët, duke u dhënë shpresë dhe motivim për të ndjekur ëndrrat dhe për t’u bërë zë i dëgjuar në botë.

