E martë, 24 Nëntor, 2026

Mbrojtja kuqezi “bunker”, Shqipëria renditet e treta në Europë dhe lë pas gjigandë si Anglia, Belgjika dhe Spanja

Share

Kualifikueset e “EURO 2024” ishin padyshim më të mirat në historinë e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë arritën të prisnin biletën për në Gjermani duke e mbyllur grupin si kryesues përpara skuadrave si Çekia e Polonia.

Me trajnerin Silvinjo në krye kemi parë një skuadër të konsoliduar në të gjitha aspektet. Shqipëria në 8 ndeshjet e zhvilluara ka prodhuar statistika të frikshme. Ajo që bie më shumë në sy është puna e mirë e bërë në fazën defansive.

Vetëm 4 gola të pësuar, asnjë në shtëpi, i bëjnë kuqezinjtë të tretët në Europë për këtë statistike. Portugalia e Franca kanë bërë më mirë me 2 dhe 3 gola, ndërsa nga 4 kanë edhe Anglia, Kroacia e Belgjika.

Te tjera

Lajme te tjera