Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të transformojë fermën didaktike të Universiteti Bujqësor i Tiranës “UBT”, në Valias, në një qendër moderne.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, kreun e FSHZH-së, Dritan Agolli pedagogë, studentë e sipërmarrës, prezantuan projektin për transformimin e fermës aktuale në një qendër moderne, me aplikim të teknolgjive të reja për një model suksesi të ndërmarrjes bujqësore fermë në Shqipëri.
“Ky model vjen në linjë me politikat e zhvillimit të ekonomisë së shkallës dhe aplikimit të nxitjes së modelit të bashkimit të operatorëve, ku nevoja për inovacion dhe futjen e teknologjisë në fushën e bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit, do na rrisë vlerën e produktit shqiptar në tregjet elitare ndërkombëtare”, bëri të ditur Denaj.
