Rigels Seliman
Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek aksionet e fundit të SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, paraqitjen e Ilir Metës në Prokurorinë e Posaçme për aferën “CEZ-DIA” dhe vizitën e prokurorëve specialë në SHBA. Gjatë një interviste televizive, zoti Demalia zbardh ultimatumin që ka marrë Altin Dumani me 9 prokurorët e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ndërsa tregon se çdo ndodhë nëse realizohet plani i Ilir Metës për arratisje jashtë vendit nga frika e prangave. Sipas tij, afera ‘CEZ-DIA’ është megavjedhje. Ndër të tjera analisti foli për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, teksa theksoi se duhet të thirret ish-ministri Ridvan Bode në SPAK që është njeriu i parave. Madje ai shprehu bindjen se Ridvan Bode është oktapodi i korrupsionit dhe krimit, ndërkohë që shtoi SPAK do të sekuestrojë të gjithë pasurinë e Berishës.
-Zoti Demalia, si ju duket ofensiva e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta? A mendon se Berisha dhe Meta janë në unison kur thonë se ky është një proces politik ndaj tyre, beson se kjo akuzë mund të funksionojë…
Atëherë nëse funksionon le të shpërbëhet Shqipëria sepse tregon se ne nuk kemi shtet. Do vijnë edhe ata emigrantët nga dhe le të bëhet një shtet rrumpallë. Kanë filluar më këtë prishjen e imazhit tani këta, po i prishet imazhi një hajduti, trafikanti dhe në një të korruptuari. Njeriu mban një bosht burrërie dhe integriteti. Ca pune ka politika këtu, këtu është dokumenti që ke firmos, ku kanë shkuar këto lekë. Në çdo vend të botës thirrjes së gjykatës t’i nuk mund t’i shmangesh, pastaj është gjykata ajo që vendos. Ne deri tani nuk kemi pas as gjykata as prokurori. Le të dënohet Berisha dhe Meta, por duhet që të shkohet edhe me thellë. Sëpata e drejtësisë duhet i bjerë të gjithë, shumë prej tyre nuk dalin më në skenë se duan që të shijojnë paratë edhe thonë ishalla nuk i bie njeriu mend për ne. Por, duhet që të merren të gjithë me radhë. Këta kanë bërë një lëmsh me pronat që do jetë një gangrenë edhe në vazhdim.
-Si t’u duk vizita e SPAK në SHBA?
Unë them se i kanë dhënë udhëzime dhe i kanë tërhequr veshin që nuk jeni duke vepruar shpejt, sepse ata i dinë. Po ti referosh “non-gratës” së Berishës është aktakuza që ka bërë SPAK sot. Por, unë them se SPAK do përkrahje sepse duhet të kalosh në një proces, pastaj ata kanë para të madhe që mund ta përdorin dhe pasuria atyre duhet që t’i sekuestrohet. Këtu jo vetëm që janë falsifikuar dokumentet dhe jo vetëm që i kanë hequr nga arkiva që i kanë pasur njerëzit në arkivë, por kanë marr një pronë që i takon shtetit në rastin e kompleksit partizani. Prandaj këtyre duhet që ti sekuestrohen pronat një për një.
-Ahmetaj u arratis, Adriatik Llalla u arratis edhe Ilir Meta thuhet se u largua një javë sepse ka kërkuar ndihmë tek njerëzit e tij, nëse vazhdon ky trendi i arratisjeve mendon se kjo drejtësi do të bëhet qesharake?
Patjetër, sepse kjo tregon edhe njëherë dobësinë e hallkave të shtetit. Edhe këta që u arratisën, ai ishte ish-zv-kryeministër dhe largimi tregon hallkën e dobët të shtetit dhe kjo dëmton edhe drejtësinë sepse prishen provat. Pastaj ca është kjo mosha që thonë këta, njërin e morën me karrocë që e çuan në burg. Shqiptarët nuk kanë pasur sensin e të drejtës dhe revoltës, pavarësisht këngëve dhe çiftelive që i bien për flamur dhe atdhe patriotizëm nuk kemi. Ne bëmë edhe Haxhi Qamilin Heroi i Popullit.
– Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur pak ditë më parë në SPAK sa i takon aferës “CEZ-DIA”. Keni një koment?
Hajduti nuk ka moral, ai i përgjigjet pyetjeve po ose jo. Kurse këta tani kalojnë nga një gjë në tjetër. Ai është akuzuar për këtë, ata e dinë po duan që të justifikohen duhet të përgjigjet për çështjen ‘CEZ-DIA’, që është bërë nami zi aty, duhet dhënë llogari a ka vënë firmë, a ka marr lekë. Drejtësia akoma nuk është në qëndrimin e duhur, ca është kjo ku ke parë një vend ku njerëz që janë akuzuar për grabitje se kjo është grabitje, del edhe ajo vajza edhe thotë se Berisha ka bërë ligje. Ca ligje ka bërë ai? Dy ligjet më kriminale kanë qenë ligji 7501 dhe ligji i legalizimit të pronave që e kanë bërë të dyja partitë sepse i ka interesuar, sepse kanë përfituar vet edhe ata. E kupton se ca janë këta, këta janë banditë. Njeriu e mban pak vetën kurse Berisha është bërë fare qesharak, hyjnë nga kangjellat, dalin nga dritare, hyjnë nga dritaret.
-Pra ju po thoni që SPAK duhet të shkundë të korruptuarit dhe inkriminuarit…
Ne nuk kemi pasur gjykata dhe prokurori deri më tani. Do shohim se çfarë do të ndodhë. Unë nuk jam që duhet të dënohen vetëm dy vetë. Të dënohen Berisha dhe Meta, të nisë me këta të dy. Por duhet të shkohet dhe më thellë sepse këta kanë bërë tmerre. Pse nuk merr SPAK-u në pyetje Ridvan Boden? Që është oktapodi i korrupsionit dhe krimit në qeveri. Ai ka qenë njeriu i parave. Sëpata e drejtësisë duhet të bjerë edhe mbi të. Ridvan Bode nuk u thirr as si dëshmitar. Shumë prej tyre as nuk dalin më në skenë, janë larguar se duan të shijojnë paren. SPAK-u duhet t’i marrë një nga një, kush ka qenë në administratë, në ministri, në poste të larta. SPAK-u duhet të përkrahet, sepse nuk është e lehtë, duhet të kalojnë në një proces dhe shumë po e pengojnë. Po e pengojnë këta që kanë para të madhe dhe duhet ta përdorin. Duhet të sekuestrohet gjithçka që kanë.
-Si ju duk marrëveshja për të pritur emigrant afrikanë që bëri Rama me Melonin?
Këtu ka probleme të shumta, dhe ai del thotë na ka prit ne Italia dhe po ia kthejmë, por mirë këtu nuk po vjen italiani, këto marrëveshje nuk janë borxhe. Pastaj ne e dimë se ca ka bërë Italia në ’90 me shqiptarët që i la në stadium dhe ja hidhte bukën me helikopter. E dimë ne se ca ka bërë duke i pastruar me trena dhe sot vazhdon ajo ndenja kundër shqiptarëve. Për mua ka bërë gabim, pse duhej që të bëhej në mënyrë sekrete, sepse këtë se dinte askush.
-Thuhet se këtu do bëhet një qendër përpunimi, që do merren ata që i plotësojnë kushtet dhe do lihen, problemi është se nuk kanë marrëveshje as me Libinë as me Tunizinë për ti rikthyer?
Është shumë problem i madh sepse ai po futi këmbën në territor nuk mund të kthehet më sepse duhet që të kalojë përmes një procesi gjyqësor. Edhe këtu në Amerikë është problem kjo pjesë, ata vijnë dhe lindin shumë sepse marrin lekë për fëmijë dhe nuk punojnë, nuk mësojnë gjuhën dhe nuk integrohen me gjuhën. Kur isha në Angli, Londra ishte bërë përshesh. Unë nuk e kuptojë Ramën se kjo se ndihmon as për tu futur as në Europë.
-Ne kemi pritur irakian, afganët, tani afrikanët, por me këtë trend mund të prishet edhe ekuilibri demografik?
Po është prishur sepse ka krijuar një kaos vetë ndryshimi demografik i brendshëm, se nuk ka qenë normal. Ky ndryshim demografik po prish edhe Europën, në Angli ka arritur kulmi sepse doli një nga këto të dhomës lartë dhe tha se ata nuk duan që të integrohen duan kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre dhe kjo ka krijuar probleme të mëdha dhe po rrit të djathtën ekstreme. Ne si një vend i vogël, nuk duhet ti kemi, pastaj Rama e bëri pa asnjë transparencë, ai është kryeministri jo pronar i Shqipërisë. Tani këta që do vinë nuk dihet si janë, mund të ketë ekstremist, sepse pak kohë më parë ndodhi diçka brenda kampit të muxhahedinëve, tani ne jemi vend që kemi trafik dhe kriminalitet të madh. Të shkosh sot Paris ke frikë të shkosh, sepse të vjedhin dhe pash një familje që i kishin vjedhur portofolin, kartën dhe ai qante ku ti gjente. Edhe këtu nuk e dimë se ca do vinë sepse mund të futet një nga ata dhe të bënë hatanë.
