Rigels Seliman
Analisti i njohur, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek ofensiva e SPAK ndaj atyre që e quanin veten të paprekshëm, të cilët i ka marrë nën hetim. Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta. Por sa i takon kësaj çështje, zoti Demalia paralajmëroi gjatë një interviste lajme tronditëse për Sali Berishën, Argitën dhe Shkëlzenin. Madje referuara hetimeve të pasurive që Prokuroria e Posaçme bën për personazhe “VIP”, ai zbuloi një ministër shqiptar që ka 40 mijë dollarë vetëm verë në shpi.
-Zoti Demalia, në Shqipërinë zien debati për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku SPAK ka marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ka arrestuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për këtë skandal. Vetë Berisha e ka quajtur “trillim fund e krye”, prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Ndërkohë në mbrojtje të Berishës dhe bashkëshortit të saj ka dalë edhe Argita Malltezi, e cila ka dalë pak ditë më parë në një media për të justifikuar pasuritë e të shoqit. A është e nevojshme që ajo të dilte të bënte argumentimin e pasurisë së tij?
Dalja dhe mosdalja e zonjës Malltezi është për një arsye. Mosdalja e saj ishte, që t’i bëjë punët nën rrogos. Ajo është vënë para murit. Dhe ajo e di më mirë se unë, se edhe vete SPAK-ut se çfarë ka bërë. Nëse kapim 10% të atyre që ka bërë, Berisha do ishte në burg, por edhe Argita dhe Shkëlzeni duhet të jenë nën hetim. Kemi Argitën të përfshirë si seksere për t’i rregulluar punë babait të saj. Shkëlzeni i përfshirë te Gërdeci. U bë edhe film kjo punë. Berisha me 21 janarin. Ajo doli se kishte faj në ndërgjegje dhe donte të mbrohej. Çdo njeri në ato kushte ashtu do bënte, të gjithë mundohen që të mbrohen. Argita, vetë juriste, pedagoge e shkencave juridike në Shqipëri, sido që të ishte, ajo u tregua një Berishë femër dhe i ngjan shumë. Fjalori i saj ishte i një niveli më të ulët, në drejtim të sistemit të drejtësisë dhe SPAK-ut. Sikur të jetë fare e qetë se kjo vetë nuk ka faj, burri, babai i saj nuk ka faj, një njeri me klas nuk drejton atë fjalor, një njeri që është juriste nuk mund të flas ashtu për sistemin e drejtësisë. Nuk mund ta paragjykojë. Ajo duhet ta bënte mbrojtjen e saj në mënyrë fine dhe të lejonte procesin të zhvillohej, sepse mund ta jap nesër gjykata të pafajshëm. Vetëm gjyq politik nuk është ky. Nuk ka si ta kontrollojë Rama, SPAK-un. Është pak ajo çfarë po bën SPAK-u. Po të marrin se ca thotë Berisha, duhet që t’i referohemi fakteve. Mua më rëndojë një fakt kur tha atë që ka bërë për kthimin e pronave Berisha ka qenë model. Po çfarë modeli moj, ligji 7501 që është një ligj kriminal që shpërndan prona, apo ligji tjetër për kompensimin e pronave, për hajdutët dhe për barbarët që nuk lanë vend pa zaptuar dhe ti ja legalizove. Ky është kulmi i antishtetit dhe i krimit të pronës. Vetëm 3 kolona janë ato që e mbajnë shtetin, prona, besimi dhe ligji. Të 3 këto nuk i kanë shqiptarët dhe prandaj janë në këtë gjendje ku janë sot. Ne kemi bërë katrahurë me pronën, ajo thotë kanë marr pronësinë kaq. Sa ke në Tiranë sot, përfshirë dhe mua nga prona që kam marr një centimetër katror, pse gënjen në këtë mënyrë kaq të paturp. Nëse e thërret që do të dal të justifikojë krimet e familjes dhe babait, gozhdoje me pyetje jo të kenë frikë. Këta i japin hapësirë që të viktimizohen dhe që ti bëjë presion drejtësisë. Sot besueshmëria e medias ka rënë. E di se sa është besueshmëria e medias në Amerikë është 24 për qind.
-Sot në media për çështje politike dalin ose papagall të Berishës ose të Ramës që pa folur e di sa ca do thotë, një pjesë e kemi fajin ne që bëhemi papagaj të një force politike, sot në media është ulur besueshmëria edhe nga gjobat që vihen në portale apo gazeta, media e ka të vështirë që të denoncojë sot sepse hidhet në gjyq për prishje imazhi?
Asgjë nuk ka shtet në një shtet sesa drejtësia, shikoni klikimet kur del Berisha, kur dëgjoje Argitën sikur dëgjon Berishën. Unë kërkoj shumë më tepër nga ajo që është duke bërë SPAK. SPAK nuk është duke bërë shumë, po nuk mund ti flitet SPAK në atë mënyrë. PD është kthyer një barake, nuk është më parti, nuk mendoj se mund të rigjenerohet më ajo parti. Ne jemi mësuar me një njeri na vjen na sundon pastaj kur ikën dhe shkatërron çdo gjë themi ca na bëri. Amerikanët nuk janë budallenj që thonë dy mandate, këto e kalojnë se këto i kanë mekanizmat ne nuk kemi asnjë lloj ingranazhi.
-Partitë janë çështje interesash dhe Sali Berisha është pol interesash, ke politikan që nuk kanë ku venë nëse ikën Berisha dhe shohin tek Argita një vazhduese të Berishës, si e shihni ju?
Nuk kanë argument dhe nuk kanë ide. Partia Demokratike po rrudhet çdo ditë edhe më shumë. Këta imitojnë edhe në gjeste Berishën apo Ramën, është mungesë personaliteti, sepse një politikan i fortë ka personalitet. Berisha ndërtojë një pushtet që në fillim të tipit absolutë. Argita mund ta trashëgoj partinë, por se shoh se mund ta bëjë partinë. Ajo është e përfshirë edhe vet, është me karton të kuq, është më e lehtë se të hysh sesa të dalësh dhe të futesh prapë. Ajo s’ka qenë në politik po ka qenë nëpërmjet babait të saj. Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve, është një ndër vendet më të korruptuara, si ka mundësi që të gjithë këta nuk kanë bërë asgjë dhe nuk dinë asgjë. Këta janë pasuruar, vetëm të shohësh pasurinë që kanë, luksin, makinat, vilat. Dalja e saj ishte një boomerang sepse u mundua të justifikohej por e tradhtoj konshienca. Pastaj ajo është non grata në Amerikë për shkak të Berishës. Pse erdhi komunizmi, pe erdhi fashizmi nga padrejtësia e madhe, sepse ajo sjell revoltë dhe revolta pastaj nuk e di se ku shkon. Mund të vijnë situata si erdhën gjatë luftës së dytë.
-Shumica me SPAK po ngecin tek justifikimi i parave?
Sepse nuk i justifikojnë dot. Nuk po përmend emrin e një ministri, ka 40 mijë dollar vera në shpi, këta bëjnë edhe karshillik, bëjnë edhe ashensor për të shkuar nga kati i parë i shtëpisë në katin e dytë.
-Pak ditë më parë në seancën në Parlament, grupi i Berishës vijoi sërish duke bërë kaos duke mos lejuar kështu vijimin e seancës, si e patë?
Më bëri një gjë përshtypje, Flamur Noka bërtiste na keni marr karriget tona. pra, këta vuajnë vetëm për një gjë, vetëm për karriget, nuk kanë hallin e popullit. Ata kanë 10 vjet pa pushtet dhe duan të gjenerojnë paratë. Këta duan edhe shofer edhe bodigardë, në këtë situatë këta zihen me grushta në Kuvend. Nëse këta duan të bëjnë revolucion dhe duan që të përmbysin diktaturën meqënëse e quajnë kështu, merrni armët, po këta nuk kanë guxim se ai që thotë do marr armët i merr. I merrni pra. Opozita po shkatërron veten nuk po e shkatërron Edi Rama. Rama mund të bëjë çdo gjë ama diktatorë nuk mund të thuash. SPAK duhet që të veprojë edhe me shumë.
-Një deputet i opozitës dhe një i mazhorancës u përleshën në Kuvend, keni një koment?
Nuk e kuptojë se për çfarë e bëjnë këtë. Këta duan dhunë, po nëse duan dhunë të shkojnë të bëjnë dhunë të marrin armët dhe ta bëjnë, por se bëjnë dot vetëm për të krijuar imazh të keq dhe për panik.
-Pse po rri urtë Meta me të shoqen e tij?
Sepse i kanë kapur prej veshi. Njeriu është trim kur ka moral të pastër dhe lufton për një ide, Hajduti nuk është kurrë trim. Këto janë edhe të trash sepse nga eksperienca historike që duhet që të mësojë se si të sillen në pushtet.
