E martë, 10 Nëntor, 2026

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin nis monitorimin e takimeve për këshillimin me publikun për diskutimin e projektbuxhetit 2023 të Bashkisë Shkodër

Share

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) në kuadër të projektit “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat” nisi monitorimet e takimeve me komunitetin për realizimin e buxhetimit me pjesëmarrje në Bashkinë Shkodër. Takimet u mbajtën më 10 Tetor 2023 pranë Njësisë Administrative Rrethina, Pult, Shalë dhe Shoshë si dhe njësisë Administrative Ana e Malit. Qëllimi i monitorimit të takimeve është që procesi i miratimit të buxhetit të vlerësohet nga këndvështrimi gjinor. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin do të vijojë monitorimet e konsultimeve publike në Njësitë e tjera Administrative sipas kalendarit të publikuar nga Bashkia. Ky projekt po zbatohet me suportin e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

 

Te tjera

Lajme te tjera