Bashkia Vlorë dhe Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) kanë zhvilluar aktivitete për Ditën e të Moshuarve në qytetin bregdetar, ndërkohë që në to ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. “Një ditë ndryshe dhe tepër argëtuese me gjyshet dhe gjyshërit e Qendrës Ditore të të Moshuarve. Qendra Ditore e të Moshuarve është një premtim i mbajtur i Bashkisë Vlorë në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Moshimin 2020-2024, e ngritur që nga viti 2021 me kontributin e Qendrës Aulona, degë e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe me mbështetjen e UNFPA Albania”, shkroi kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në rrjete sociale .
Aktivitet për Ditën e të Moshuarve nga Bashkia Vlorë dhe ACPD, merr pjesë kryebashkiaku Ermal Dredha
Share
Te tjera
