E martë, 24 Nëntor, 2026

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala dhe Luiz Ejlli dhurojnë momente të gëzueshme për gjyshërit në Shkodër

Share

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Shërbimi Social Shtetëror në drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme, Reme Lala ka zhvilluar dje disa aktivitete me gjyshërit në gjithë vendin. Shkodra, Elbasani, Kamza dhe Tirana janë disa nga qytetet ku të moshuarit kanë qenë kryefjalë e ditës. Madje në kryeqendrën e Veriut në Shkodër, gjyshërit janë suprizuar edhe nga drejtoresha znj. Lala, personazhi publik më i njohur në Shqipëri, artisti Luiz Ejlli dhe deputetë të zonës, të cilët dhuruan momente të gëzueshme për të moshuarit. “E dielë plot dashuri me gjyshet dhe gjyshat e  tonë në Shkodër, në një festë të bukur në ditën e tyre ashtu siç e meritojnë, #shsshfamiljeemadhe”, shkroi dje në rrjetet sociale, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala.

 

Te tjera

Lajme te tjera