Në një mesazh në rrjetet sociale, me rastin 8 Marsit, deputetja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Fier Belinda Balluku, zhvilloi një takim festiv me rastin e 8 Marsit.
Ajo vlerësoi forcën, sakrificën dhe dashurinë e grave, duke i cilësuar ato si qenie të mrekullueshme që mbajnë mbi supe sfidat e jetës me dinjitet dhe përkushtim.
“E mbuluar me dashurinë e grave më të forta që njoh, e mbuluar me energjinë e një uragani femëror, që mban mbi supe derte e halle dhe i fsheh ato para syve të fëmijëve, për të mos i marrë asnjë sekondë nga pafajësia e moshës. Të heshtura për të mos trishtuar prindërit, të buzëqeshura për t’i dhënë forcë njëra-tjetrës, thjesht vepra të përkryera të Zotit, thjesht qenie të mrekullueshme në madhështinë e jetës, thjesht Grua!“, shkruan Balluku.
