E mërkurë, 9 Korrik, 2025

“3 mln euro u gjetën në oborr”, Klodiana Lala jep detaje nga aksioni në Durrës dhe tregon a pati dekonspirim

Share

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për operacionin e përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Durrës.

Lala tha se personazhi kyç në trafikun e lëndëve narkotike është Elvis Doçi, i cili nuk është arrestuar nga autoritetet dhe vijon të jetë në kërkim.

Lala tha se italianët konsiderojnë si kokën e grupit, Xhevdet Troplinin, por Lala tha se ndaj tij nuk ka masë sigurie dhe ndonjë akuzë, ndaj është i lirë. Ai njihet si biznesmen.

Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.

Nisur nga SKY ECC, nga zbulimi i tre dëshmitarëve, përfshirë Nuredin Dumanin, u dokumentua që ky grup kishte sjellë tonelata kokainë dhe kjo drogë u ishte shpërndarë grupeve të tjera.

Adi Çoba, që rezulton administrator i Felix Vinum, grosist kryesor, bashkë me persona të tjerë, arrinte të shpërndante… Paratë nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri.

SPAK foli për 40 episode trafiku dhe për 30 transferata parash të identifikuara. Historia e pastrimit të parave është interesante.

A kishte dekonspirim?  E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit. Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e KM, nuk është arrestuar nga policia. Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës. Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë.

Ata që janë pëshqit e vegjël janë arrestuar. Edhe italianët i kanë arrestuar“, tha Lala.

Te tjera

Lajme te tjera