E premte, 6 Dhjetor, 2024

BSH ul normën bazë të interesit

Share

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi dje të ulë me 0,5% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2,75%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp theksoi se, “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3% në nivelin 2,75%; normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2% në nivelin 1,75% dhe normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4% në nivelin 3,75%”.

Sejko theksoi se, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen.

“Vendimi ilustron gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit në kahun e sipërm dhe të poshtëm të objektivit”, tha ai.

Guvernatori u shpreh se, inflacioni po afrohet në afatmesëm gradualisht drejt objektivit të BSH-së në nivelin 3%.

Ndaj në këtë kontest, theksoi ai, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste.

“Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”, deklaroi Sejko.

Te tjera

Lajme te tjera