E shtunë, 12 Shtator, 2026

16 yje jashtë dhe 8 debutues në listën e re, Ancelotti prezanton Brazilin e tij me ndryshime drastike

Share

Carlo Ancelotti ka bërë lëvizjen e madhe! Trajneri italian ka publikuar listën e Brazilit për dy miqësoret e ardhshme ndaj Australisë dhe Indisë, por emrat e përzgjedhur kanë shkaktuar jo pak surpriza.

“Selecao” duket se po hyn në një epokë të re, pasi Ancelotti ka bërë një revolucion të vërtetë në skuadër. Plot 8 futbollistë janë grumbulluar për herë të parë, duke marrë mundësinë për të bërë debutimin me fanellën e Brazilit.

Mes tyre janë Pedro Morisco, Ottavio, Artur Dias, Jair Cunha, Mateuzinjo, Mauro Junior, Breno Bidon dhe Gabriel Bontempo.

Por surprizat nuk ndalen këtu. Ancelotti ka rikthyer në skuadër edhe disa lojtarë që munguan në Botëror, mes tyre Estevao, Andrej Santos dhe Joao Pedro.

Por kush mbeti jashtë?

Këtu fshihet edhe lajmi i madh. Në krahasim me listën e Brazilit në Botëror, janë plot 16 mungesa.

Disa prej emrave më të mëdhenj të brezit të kaluar duket se e kanë mbyllur përfundimisht aventurën me kombëtaren. Neymar, Danilo, Casemiro, Fabinho, Aleks Sandro, Alisson dhe Ederson nuk janë pjesë e listës së re.

Pra, Ancelotti nuk po bën thjesht disa ndryshime. Italiani po ndërton një Brazil të ri, duke u besuar emrave të rinj dhe duke lënë pas një pjesë të rëndësishme të skuadrës që përfaqësoi “Selecaon” në Botëror.

Lista e Brazilit

Portierë: Hugo Sousa (Corinthians), Morisco (Koritiba), Ottavio (Cruzeiro).

Mbrojtës: Artur Dias (Atletiko-PR), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magajaesh (Arsenal), Jair (Notingham Forest), Markinhos (PSG), Mateuszinho (Corinthians), Mauro Junior (PSV), Vitor Reis (Mançester Siti), Ueslei (Roma).

Mesfushorë: Andrej Santos (Manchester United), Breno Bidon (Corinthians), Bruno Guimaraesh (Arsenal), Danilo Santos (Botafogo), Douglas Luiz (Juventus), Gabriel Bontempo (Santos).

Sulmues: Endrick (Real Madrid), Estevao (Chelsea), Joao Pedro (Çelsi), Pedro (Flamengo), Rafinha (Barcelona), Rajan (Bornemouth), Samuel Lino (Flamengo), Vinicius (Real Madrid).

Te tjera

Lajme te tjera