E shtunë, 3 Tetor, 2026

Deputeti i PS Bujar Çela zbardh faktet e reja në dosjen I.M: Ja çfarë spiunoi Ilir Metaj tek Sigurimi i Shtetit, personazhi që e rekrutoi, informacionet sekrete që i jepte ushtarit të Sali Berishës në SHIK dhe prova “përvëluese” që e çon pas burgut

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreut të “Foltores”, Sali Berisha. Këta të fundit, sidomos Berisha, pas disfatës që korrën në zgjedhjet lokale të 14 majit, thuajse në çdo dalje publik dhe reagim në rrjetet sociale i bëjnë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të përmbysin qeverinë “Rama”. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Çela u shpreh se thirrjet e Metës dhe Berishës për revolucion janë dëshpëruese, ndërsa paralajmëroi se e ardhmja e tyre është burgu, pra do të jenë shokë qelie. Sipas tij, binomi Meta-Berisha se janë “elefantë” të korrupsionit dhe krimit, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që SPAK të godasë me zero tolerancë të korruptuarit. Ndërkohë teksa u ndal tek debati për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, zoti Çela akuzoi Ilir Metën se ka qenë spiun i dyfishtë.

 

 

-Zoti Çela, PS duket se po “amniston” kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta Metajn për dosjen e spiunëve, për shkak se është bllokuar projektligji që nxirrte jashtë politikës bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Çfarë po ndodh?

Shiko. Transparenca është kryefjala e Partisë Socialiste. Ne si socialistë jemi një parti që kemi prioritet interesin qytetar dhe si të tillë ne në çdo kohë promovojmë transparencën. Por për t’u kthyer tek pyetja juaj, më lejoni që të theksoj që i pari që duhet të bëjë transparencë të shkuarën e tij është ish-presidenti Ilir Meta. Në këtë kontekst hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk i shërben PS-së, por atyre qe kane qene pre e spiuneve dhe demokracisë, për te cilën ne punojmë çdo dite dhe me shume durim qe se shpejti ata spiunet e shokëve do te ulërijnë për krimet qe kane bere ne dëm te shoqërisë se asaj kohe! Kame besim dhe besoj forte qe koha do ta vërtetoj këtë fakte shume te hidhur qe ka ndodhur midis shokëve, te cilët ndanin gjithçka ne mënyrë te barabarte dhe sakrifikonim për njeri-tjetrin. Ishin te pakte ata që shkelnin mbi shokët për përfitime e karriere personale! Nëse vërtetohet që Ilir Meta Metaj ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, do te ishte nje turp për ne te gjithë dhe ky s’do ta shlyente dot as me ekzekutim në litar dëmin që u ka bërë shqiptarëve.

-Ju falenderoj i nderuar, pasi si gjithmonë jeni shterues dhe i drejtpërdrejt. Por meqenëse jemi në këtë temë, më lejoni t’ju kthej disa muaj pas. Vitin që shkoi Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, theksoi se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Madje ai përmendej tek dosja I.M. Sa qëndrojnë këto pretendime sipas jush?

Që Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, këtë e di i madh edhe i vogël. Madje ai jovetëm që ka qenë fuks dhe ka spiunuar shokët e klasës, por ka qenë edhe spiun i Sali Berishës qysh në fillimet e demokracisë në vitin e largët 1993, i cili u rekrutua nga famosi Bashkim Gazidede. Kështu që mos vini në diskutim që ka qenë apo jo Ilir Meta spiun, pasi ai është i tillë dhe vesi vdes me shpirtin.

-Dakord. Por a duhet ta bëjë Ilir Meta transparente dosjen e tij? Pse ai po ngurron ta ndërmarrë këtë akt…

U thashë edhe më sipër që hapin e parë për të bërë transparencë për të shkuarën e tij duhet ta bëjë Iliri. Por Ilir Meta (Metaj) ka frikë se është i zhytur në mut. Ai që na fakti që ka përdorur dy mbiemra, ku këtej thotë e kam mbiemrin Metaj dhe jam i pastër, ndërkohë që në institucionet që ka drejtuar ka firmosur me mbiemrin Meta, tregon qartë se ai ka përdhunuar ligjet e vendit. Ai duhet të ndiqet penalisht për këto shkelje dhe për faktin që e ka mbajtur të fshehtë të qenit spiun i ish-Sigurimit të Shtetit dhe i Shërbimit Informativ Shtetëror të udhëhequr asokohe nga ushtari i Sali Berishës, Bashkim Gazidede.

-Po ju me ato që keni dëgjuar në media dhe në korridoret e politikës, çfarë mendoni se përbën dosja e Ilir Metës me inicialet I.M?

Pak kohë më parë vetë ‘Illyridium Media Group’ vërtetoi se përmes dosjes I.M., faktohet se Meta ka shërbyer si ‘bashkëpunëtor’ dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit. Në dosje thuhet se Meta ka denoncuar për shokun e tij Filip Talo, i cili donte të arratisej nga vendi. Objekti Filip Talo është marrë në përpunim paraprak në 23.01.1989 mbi bazën e denoncimeve të studentëve dhe me vërtetësinë e tyre me teknikë operative, më 23.04.1989 është ngritur në përpunim aktiv, ku rezulton se Flilip Talo ka tendencë arratisje jashtë shtetit. Meta për Sigurimin e Shtetit tregonte se si dy shokët e tij bashkëpunonin për arratisje dhe planet për të gjetur florinj të cilat do t’i duheshin Talos për jashtë shtetit. Ilir Meta, student atë kohë spiunon për Sigurimin planet se si shoku i tij Filip Talo do të arratisej, ndonëse ky i fundit i kërkonte që biseda të jetë private. Pra këto janë shkruar dhe thënë në media për Ilir Metën dhe tashmë ai duhet të bëjë transparencë të shkuarën e tij.

-Sakaq, në korridoret e politikës dhe medias thuhet se dosjen Ilir Metës (Metajt) ja ka nxjerrë Sali Berisha. Sa qëndrojnë këto aludime?

Unë e besoj këtë, që Sali Berisha ja ka nxjerrë dosjen Ilir Metës. Sali Berisha ka pasur akses në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ka futur duart tek to dhe pastruar ato që i interesojnë. Por pavarësisht larjes që ka bërë, ai origjinalen e ka mbajtur dhe kjo do të thotë se Metës tashmë ja nxori ai dosjen, pasi kërkon ta përdor si mish për top për interesat e tij. Populli thotë që: “I mbyturi, të mbyt”. Kështu edhe puna e çiftit Meta-Berisha, po lëvizin gurët se janë në panik dhe po ju ngushtohet laku, sepse po vjen ora që të japin llogari për korrupsionin e tyre galopant dhe krimet e shumta që mbajnë në kurriz.

–Ndërkohë në raportin e fundit të publikuar të Autoritetit të Dosjeve u zbulua se 51 zyrtarë kanë falsifikuar dosjet e spiunit të ish-Sigurimit në komisionet Bezhani-Mezini, të cilat u ngiten me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Keni një koment?

Nuk ka asnjë dyshime që gjetjet Autoritetit të Dosjeve janë të sakta. Sa i takon Saliut, është e vërtet që ai ngriti këto dy komisione për të pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij që kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë krijimin e këtyre dy komisioneve Sali Berisha e përdori edhe për të shantazhuar edhe të vetët që i dilnin nga rreshti, por edhe kundërshtarët politikë, sikundër ishte skema që përdori për të penguar figura të rëndësishme të Partisë Socialiste që të kandidonin në zgjedhjet e vjedhura dhe të dhunshme në maj të vitit 1996.

– Pse Sali Berisha dhe miqtë e tij shpëtuan nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”?

Shpëtuan se i kishin në dorë vetë letrat dhe bënin të donin.

-Nga ana tjetër, dyshja Berisha-Meta kanë paralajmëruar revolta, me qëllim rrëzimin e qeverisë. Si ju duken këto thirrje?

Thirrjet e tyre janë të dëshpëruara në! Atyre siç thotë populli u është lagur baruti, s’kanë fuqi as për te pjerdhur dje jo më të organizojnë protesta, t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe të rrezoj qeverinë legjitime socialiste, e cila mbështet nga 70% e qytetarëve. Meta dhe Berisha shohin ëndrra me sy hapur! Ndërkohë mos harroni që Meta dhe Berisha i kanë duart e lyera me gjak dhe janë përgjegjës për shumë afera korruptive dhe kriminale që kanë ndodhur në këto 30 e ca kusur vite demokraci në Shqipëri. Thënë troç Meta-Berisha janë “derra” të korrupsionit dhe koka të krimit të organizuar, thirrjet e tyre për revolucion tregojnë se ata janë panik nga frika e drejtësisë së re.

-Dakord, por këto që thoni janë akuza shumë të forta. Vërtet ju besoni se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hetojë Metën dhe Berishën?

Çifti Berisha- Meta janë të tmerruar jo vetëm nga arrestimet qe po bene prokuroria speciale por dhe nga fakti qe djali madh i Sali Berishës ‘Lulja’ s’po ju bindet me dhe ata të dy çdo ditë mbeten si peshk pa ujë! Dhe më keq do ndjehen në ditët që vijnë deri sa Vitin e Ri mundë ta festojnë të lumtur në qeli të ndryshme! Iliri dhe Saliu s’kanë nevojë të hetohen, por i shërbejnë demokracisë dhe prokurorisë që të Arrestohen! Iliri dhe Saliu duhet të prangosen pasi i kanë duart e lyera me gjak, janë zhytur si derra në korrupsion, janë koka të krimit të organizuar në Shqipëri dhe janë autorë e arkitekt të disa ngjarjeve të forta, si tragjedia e “Gërdecit” dhe “21 Janarit”, aferat “CEZ” e “CEZ-DIA”, si dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”. Për të mbrojtur bythën e tyre, Meta dhe Berisha urdhëruan vrasjen e katër personave gjatë protestë së opozitës së kohës më 21 janar të vitit 2011.

–Pra ju po thoni se SPAK duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta?

Absolutisht atë po them, që duhet të hetohen këto dosje korruptive dhe kriminale. Populli thotë: “Të kërkosh qiqra në hell”. Sali Berisha ka rrjedhur totalisht, ndërsa Ilir Meta është lemerisur dhe frikësuar. S’ka hetim të ’97, “Gërdecit”, “21 Janarit”, pa u kapur dorë për dore me byzylykë Berisha- Meta.

-Po sulmet e Metës dhe Berishës ndaj reformës në drejtësi si ju duken?

Respekt për SHBA, e cila është partneri ynë më i madh në kontributin në reformën në drejtësi, ku e ritheksoj se pa kontributin dhe prezencën e tyre të gjithanshme as do të ishte nisur dhe do të bëhej kurrë nga ne të vetëm. Ka shumë që mundohen ta vrasin reformën në drejtësi, sikundër është dyshja Meta-Berisha. Por nuk do t’iu a japim këtë mundësi ne si mazhorancë që kemi dhënë kaq shumë për këtë kryereformë. Kështu që jam besimplotë se pa shkuar në burg këta të dy, asgjë s’mund të jetë sukses i kësaj reforme.

– Keni një mesazh për socialistët dhe qytetarët?

Qytetarët janë shumë të qartë dhe besojnë fuqishëm tek Partia Socialiste. Asnjë parti e re apo partiçka si kjo e Ilir Metës apo ajo e Sali Berishës që duket në horizonte, që ky do ta krijoj për të mbrojtur veten dhe familjen e tij s’kanë asnjë lidhje me fatet e qytetarëve shqiptarë dhe te demokracisë tonë për të bëre të mundur realizimin e ëndrrës tonë për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa!

Intervistoi: Rigels Seliman

 

 

 

 

 

Te tjera

Lajme te tjera