E shtunë, 24 Tetor, 2026

Zelensky i nënshtrohet presionit të Trump, Rusia dhe Ukraina zotohen të mos godasin objektet energjetike!

Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një armëpushim lidhur me objektet energjetike. Trump theksoi se ky armëpushim hyn në fuqi menjëherë dhe se palët kanë rënë dakord që të mos godasin objektet energjetike dhe rafineritë e naftës dhe gazit. 

“Me efekt të menjëhershëm, ekziston një ARMËPUSHIM ENERGJIK në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni atë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në “TruthSocial”.

Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës vjen pas arritjes së marrëveshjes energjetike mes Trumpit dhe Putin, i cili ka si qëllim uljen e çmimit të naftës. Gjithashtu ky armëpushim erdhi pas rritjes së presionit amerikan mbi liderin Ukrainas Volodymyr Zelensky i cili u shpreh kundër këtij plani fillimisht.

Por deklarata e Trump-it për zëvendësimin e presidentit ukrainas duket se bëri Kievin që të ndryshojë qëndrim. Vetëm pak orë më parë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.

“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

Te tjera

Lajme te tjera