Këngëtari Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5.
Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në shtëpi.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”, thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.
Ndërkohë televotimi aktual do të anulohet.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, pasi përjashtimi i Kristit vjen pas një sërë situatash të diskutueshme që kanë shoqëruar qëndrimin e tij në reality show.
Kujtojmë se vetëm javën e kaluar, Kristi kishte lënë shtëpinë duke kaluar murin rrethues, një veprim që solli largimin e tij të përkohshëm nga gara. Megjithatë, në atë moment publiku vendosi t’i jepte një tjetër mundësi, duke e rikthyer në shtëpi.
Pavarësisht këtij shansi të dytë, produksioni ka vendosur përjashtimin përfundimtar të tij, duke i dhënë fund rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania” dhe duke anuluar njëkohësisht televotimin që ishte në proces.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.
