E diel, 16 Gusht, 2026

Vladimir Putin dërgon mercenarë në Serbi, ja si grupi terrorist “Wagner” po përpiqet të krijojë një fushë betejë të përgjakshme që rrezikon të ndezë luftën e madhe në Ballkan

Share

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka mbërthyer nga të gjitha anët Serbinë. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska ka shtuar ndikimin e fuqishëm në Beograd. Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner. Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Lidhur me këto zhvillime të forta në Ballkan, Dragan Sormaz, ish-anëtar i SNS-së dhe drejtor i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë e ka cilësuar këtë grup si një organizatë terroriste që njihet që  nga lufta civile në Siri dhe tashmë në Ukrainë. Para disa ditësh ky grup në rajonin e Luhanskut ka bërë ekzekutim publik dhe ka varur civilët dhe  ata mburreshin  për këto masakra. Ai tha se ka vite që e kam theksuar se pas këtij grupi qëndron  Rusia, dhe Moska qëndron  dhe pas banditëve në rrugët e Serbisë. Tashmë po flitet nëse grupi “Wagner” ka filialin e vet zyrtar apo jo.

Ndërhyrja e Rusisë në protestat në Beograd

Edhe pse mund të themi shumë qartë se ata nuk kanë nevoje për një filial të tillë pasi të koordinuar dhe të organizuar nga Rusia po i kryejnë  detyrat e tyre me përkushtim  në rrugët e Beogradit. Karakteristike është edhe fakti që  kjo nuk është hera e parë që grupe të lidhura me organizata zyrtare apo paraushtarake  ruse marrin  pjesë në organizimin e demonstratave dhe trazirave  në rrugët e Serbisë. Le të sjellim në mendje trazirat ‘anti-Covid që shpërthyen në 2020 ku në atë turmë  dhe në ndërtesën e Kuvendit  Popullor të Serbisë janë identifikuar persona  që flisnin rusisht dhe posedonin dokumente ruse.  Një rast tjetër që ja vlen të citohet është kur po përgatitej “Marrëveshja e Uashingtonit” në vitin 2020, nënshkrimi i së cilës cenoi vizionin rus për rajonin si të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm. Njerëzit që ishin drejtuesit e trazirave të dhunshme të 2020-ës janë njerëzit që u trajnuan nga “Wagner” në zbatimin e taktikave të luftimeve në rrugë. Tashmë dihet  edhe nga mbarë publiku ‘Wagner’ është një ushtri mercenare që lufton ekskluzivisht në shërbim të Federatës Ruse në të gjithë botën. 

Çfarë rrezikon Serbia?

Pronari i “Wagner-it”, Prigozhin tha pak javë më parë publikisht se organizoi fushata për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Por a është e rrezikuar dhe Serbia që të përjetoje dhe ajo një shembull të tillë? Mund të themi me bindje se  hapësira për manovrim për Rusinë në Ballkan është ngushtuar. Vetëm Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk janë integruar ende në NATO. Grupe të tilla mobilizojnë masat dhe përpiqen të ndikojnë në shtet duke pushtuar “rrugët”. Një tjetër synim i rëndësishëm është kontrolli i popullsisë ruse në Serbi. Deri më tani, më shumë se 140,000 rusë kanë ikur në Serbi dhe shumica e tyre janë kundërshtarë të luftës dhe të Putinit. Ata përfaqësojnë avokatët më të mirë anti-Putin. Dëshmitë dhe deklaratat e tyre shkatërrojnë shfaqjen propagandistike ruse të Rusisë dhe Putinit. ‘Wagner’ dhe grupet e krahut të djathtë të lidhur me të njihen për konfrontimet e tyre me liberalët rusë dhe kundërshtarët e luftës në Ukrainë. Pyetja kryesore për autoritetet është se kush i ofron logjistikën këtyre organizatave në Serbi? Kush po fotografon dhe ndjek aktivistët rusë kundër luftës? Cilat janë organizatat e lidhura me këtë grup terrorist ‘Wagner’

Wagner nuk ka dallim nga ISIS

Sipas Dragan Sormaz, nuk ka dallim mes Wagner dhe ISIS. Ata që mbajnë kontakte me ‘Wagner’ përfaqësojnë një kërcënim për stabilitetin dhe rendin kushtetues të Serbisë në të njëjtën mënyrë si ata që janë anëtarë të ISIS. Jemi dëshmitarë tashmë se Rusia nuk heziton të përdorë të gjitha metodat e mundshme të ndikimit mbi shtetet sovrane. Dhe pikërisht  ato vende që nuk janë pjesë e botës euroatlantike janë më të ekspozuara dhe më të cenueshme. Vetë fakti që ka grupe që thonë hapur se po marrin pjesë në luftën informative na tregon mjaft. Pra, për Rusinë në Serbi, asgjë nuk është ende e sigurt. 

Te tjera

Lajme te tjera