Presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Gjatë një prononcimi për mediat kosovare, Meta theksoi ditën e djeshme se nuk do që të futet në këto çështje për sa kohë është President, por nga e hëna që do të “zhvishet” nga ky kostum do të flasë hapur për këtë çështje. Megjithatë Meta nuk ka zhgënjyer sërish duke i dalë në krah ish-aleatit të tij të vjetër, ndërkohë që nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre kur Meta të rikthehet në jetën aktive politike për të marrë drejtimin e LSI. Meta është shprehur se Berisha është një lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Këto komenti ai i ka bërë gjatë një intervistë në RTK, ku zhvilloi edhe vizitën e tij të fundit si President në Kosovë. “Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do jemi më të hapur për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në. Dihet që ka patur një krisje për shkak të zhvillimeve në vitet 96-97. Më pas në vitin 2007 ose më parë, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij. Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të. Ne erdhëm nga Shqipëria në Kosovë aq shpejt, padyshim ai ka një meritë historike për rrugën e Kombit”, deklaroi Meta. Mesditën e djeshme, Sali Berisha konfirmoi në një konferencë për shtyp se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu Berisha është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.
U shpall “Non Grata” nga Britania, Meta sërish në krah të Berishës: Një lider që ka lënë gjurmë në histori, burrë shtetit me vlera
Share
Te tjera