E diel, 16 Gusht, 2026

Surpriza/ Maroku skuadra e parë afrikane në histori që prek gjysmëfinalet, Portugalia jashtë Kupës së Botës!

Share

Maroku fitoi 1-0 me Portugalinë në çerekfinalen e Kupës së Botës duke nxjerrë jashtë luzitanët e Ronaldos. Për herë të parë një ekip afrikan merr biletën për në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.

Në pjesën e parë ekipi i Regragruit ishte më konkret, edhe pse nuk kishte posedimin e topit. Goli i marokenëve do vinte në fundin e fraksionit. Një krosim fantastik i Attiat-Allah gjen En Nesyrin, me sulmuesin e njohur që kordinohet mirë me kokë, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Cristiano Ronaldon nuk e mbante vendi por nuk mundi dot të bëjë asgjë, pasi e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Në minutën e 63-të, goditje e bukur e Bruno Fernandes nga distanca, por sërish sfera përfundoi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Bono.

Te tjera

Lajme te tjera