E shtunë, 18 Janar, 2025

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”: Lufta Rusi-Ukrainë kurth i SHBA-së për t’i dhënë goditjen finale Putinit, presidenti rus rrezikon të vritet

Share

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet Rusi-Ukrainë, të cilat tashmë janë përshkallëzuar në shkallën më të lartë të konfliktit, një luftë me përmasa të jashtëzakonshme e ndikim thuajse global. Teksa ishte dje në një studio televizive, Ngjela në qëndrimin e tij shkoi përtej “së dukshmes” dhe u ndal në disa prapaskena, sipas të cilit, qëndron SHBA. Në fjalë e tij Ngjela thotë se kjo luftë është një kurth i SHBA-së për t’i dhënë goditjen finale presidentit rus, Vladimir Putin. “Putin ose do të ikë, ose do e rrëzojnë, ose do e vrasin. Kjo është lojë e politikës amerikane, sepse ata kanë qenë shumë të qetë në reagimet e tyre gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Ngjela, duke “zbuluar” kështu një qasje jo lehtësisht të dëgjueshme në “korridoret” e nivelit diplomatik. Më tej Ngjela vijoi me qëndrimin e tij radikal për fundin e pritshëm të Putin kur u shpreh se me vendimet e tij ai ka shfaqur shthurje mendore, një konstatim ky sipas Ngjelës i ardhur nga ekspertët.

“Të gjithë ekspertët që kam ndjekur janë shprehur se Putin ka shthurje mendore dhe sipas tyre kjo është shumë e rrezikshme”, tha Ngjela. Duke vijuar analizën e tij, Ngjela “mbështeti” forcën e treguar nga Ukraina ndonëse sipas tij është një shtet i vogël krahasuar me armikun rus. Sipas Ngjelës, njohja që Ukraina ka me luftën i ka dhënë kësaj të fundit fortesën e nevojshme për vijimin e kësaj përballje armësh me Rusinë e Vladimir Putin. Ngjela e shikon këtë konflikt edhe në një plan më të kornizuar duke e paralelizuar me situatën në rajon. Sipas tij situata Rusi-Ukrainë, e parë në një “lupë rajonale” është në interes të vendit tonë. Argumenti që Ngjela sjell për të përforcuar këtë tezë të tij lidhet me: SHBA-në, NATO-n, Kosovën dhe Presidentin Serb Vuçiç.

“Ne e kemi luftën në favor sepse SHBA pyet ose do e pranojnë Kosovën në NATO, ose do e bashkojnë me Shqipërinë. E kemi në interesin tonë sepse Vuçiç është bërë si pulë”, tha ai. Ndërkohë Ngjela nuk nguroi të konkludonte edhe me një propozim për shqiptarët sa i përket elementëve me të cilët Ne si faktor në rajon mund të luajmë duke e parë edhe si përfitim konfliktin.

Te tjera

Lajme te tjera