Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë vijës bregdetare si dhe përgjatë relieveve malore në verilindje-lindje. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin territor duke mbetur prezent me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa përgjatë vijës bregdetare lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, verilindje-lindje në lartësitë mbi 900-1000 metra reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 m reshje bore ma intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s, me valëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/10 | Re shi diell |
| Kukës | 3/12 | Re shi/borë diell |
| Lezhë | 6/10 | Re shi diell |
| Dibër | 2/10 | Re shi/borë diell |
| Durrës | 8/15 | Re shi diell |
| Tiranë | 9/15 | Re shi diell |
| Elbasan | 8/14 | Re shi diell |
| Berat | 7/16 | Re shi diell |
| Vlorë | 9/15 | Re shi diell |
| Korçë | 3/10 | Re shi/borë diell |
| Gjirokastër | 4/10 | Re shi/borë diell |
| Sarandë | 8/15 | Re shi diell |
