E premte, 25 Prill, 2025

Rama: Pasiguria nga lufta ka çoroditur gjithë tregun, po monitorojmë çmimet me shumicë e pakicë

Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një bashkëbisedim me fermerët për masat e ndërmarra nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, se qeveria nuk vendos për çmimet.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se po bëhen ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll disa çmime pasi sipas tij, nuk vendos çmime qeveria pasi “nëse qeveria do vendoste çmimet, për 1 muaj falimenton çdo gjë këtu”.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se nëse do urdhëronim që grurin do e shisni kaq, do të falimentonin dhe s’do kishte furnizim.

“Por në kushte e një krize të shkaktuar nga lufta, qeveria ka të drejtë dhe detyrim moral të bëjë transparencë dhe të monitorim të çmimeve me shumicë dhe pakicë për karburantin dhe për disa ushqime bazë, dhe në këtë rast edhe për inputet bujqësore”, tha Rama.

Sipas tij, nëse rritja e çmimeve ndodh në të gjithë botë, nuk ka qeveri që i reziston se po të kishte do e shikonim diku tjetër.

Rama solli si shembull çmimin e karburantit që para luftës e kishim me çmim më të ulët, tani e kanë më shumë pasi është pasiguri e madhe që e ka çoroditur gjithë tregun.

“Jo lufta, por edhe një deklaratë. Del lideri i një vendi si Arabia Saudite thotë, jo s’do rrisim prodhimin e naftës, të nesërmen rritet çmimi i naftës kudo, menjëherë”, deklaroi Rama.

Te tjera

Lajme te tjera