E diel, 19 Prill, 2026

Rama ironizon Gazment Bardhin: Burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë

Share

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka ironizuar kërkesën e 17 organizata të shoqërisë civile drejtuar Kuvendit, për masë disiplinore ndaj Zegjine Çaushi, ku pretendua se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Rama tha se Bardhi është i vetmi burrë në Europë, që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë.

E shumëpritura orë e hakmarrjes së madhe a atij që e çoi partinë demokratike për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë Gazin e Zegjinesë, burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera