E shtunë, 18 Janar, 2025

Putin akuzon NATO-n për mashtrim dhe trajtim të Rusisë si armike

Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar NATO-n se ka mashtruar Moskën për vite me radhë duke thyer premtimet e bëra në kohën e ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 se aleanca nuk do të zgjerohej më tej drejt lindjes.

“Ata na mashtruan”, tha Putin gjatë një interviste të hënën në mbrëmje, duke akuzuar aleancën se tashmë i është nënshtruar pesë valëve të zgjerimit në lindje dhe se e ka trajtuar Rusinë si një armik.

Putin tha se ai e kishte paralajmëruar vazhdimisht NATO-n se Ukraina nuk duhej të anëtarësohej në aleancë, por se NATO ishte e vendosur të dobësonte Rusinë. Presidenti rus më pas akuzoi NATO-n se ka mbështetur terroristët në Kaukazin e Veriut, duke iu referuar luftërave në Çeçeni.

Putin tha se Rusia mbetet e gatshme për dialog me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtoi se së pari duhet të përmbushen kërkesat e Moskës.

“Rusia ka qenë gjithmonë per zgjidhjen e problemeve të vështira në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera