Pas stuhisë së fuqishme që goditi kryeqytetin ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) e Bashkisë Tiranë ka qenë në gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë me shpejtësi për të liruar rrugët e bllokuara nga pemët e rrëzuara.
Ekipet e terrenit kanë punuar me profesionalizëm dhe përkushtim të madh për të siguruar që qarkullimi në qytet të rikthehet në normalitet sa më shpejt.
Ky reagim i menjëhershëm është një dëshmi e punës së palodhur të punëtorëve të DPPGJ, të cilët edhe në kushte të vështira tregojnë përkushtim dhe përgjegjësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Bashkia Tiranë vlerëson lart kontributin e tyre dhe u shpreh mirënjohje për angazhimin e përditshëm në mbrojtje të mjedisit dhe shërbimin ndaj komunitetit.
