E martë, 14 Korrik, 2026

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria i mbetet mirënjohëse mbështetjes amerikane ndër vite

Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në urimin e tij, kreu i shtetit i ka përcjellë përshëndetjet dhe urimet më të ngrohta Presidentit Donald Trump, si edhe popullit amerikan.

Begaj theksoi se Shqipëria i kushton një rëndësi të veçantë miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit strategjik me SHBA-në, marrëdhënie që, sipas tij, mbështeten mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe mirëqenies.

Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar se ajo ka qenë vendimtare që nga njohja e shtetit shqiptar e deri te reformat kyçe të realizuara përgjatë 35 viteve të fundit.

Te tjera

Lajme te tjera