E premte, 17 Prill, 2026

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Share

#1. Surpriza për Stenaldon

Si një nga dy banorët në televotim, i cili u konsiderua edhe si i fortë nga disa, Stenaldo mori një surprizë në atë që mund të ishte mbrëmja e fundit në shtëpi.

Për Stenaldon, ishte menduar një rrugëtim drejt Top Albania Radio, ku Stenaldo edhe ka punuar dikur, ku u takua me Dritan Shakohoxhën, të cilin e ka imituar shumë herë brenda shtëpisë.

#2. Rogerti s’e duron dot celulitin e Selinës

Është jashtë parashikimeve të tij që një 23-vjeçare të ketë celulit në trup. Djathi në vrimë/brimë/brinë s’mori shpjegim ndërkohë. Rogerti po ia hedh paq me aq shumë gjëra sa as përshtypje s’na bëri më kjo pjesë. As Selinës me sa u duk.

#3. Surpriza për Mateon

Mateon e çuan në një vend me testosteron e muskuj plot, pra në palestrën ku punon si instruktor. Por gjërat e bukura vetëm sa kishin filluar për të…

#4. Ndodh puthja më e zvarritur e vitit

Një nur ndryshe kishte rënë dje mbi çiftin Brikena-Mateo dhe dukej si e shkruar nga zotat që po na priste ky moment:

#5. Shëndriti i bën magji Juelës

Por s’e kuptojmë pse Juela e tremb kur Shëndriti po thoshte se vetëm donte t’i hiqte të keqen. Ajo tha se ndjeu një energji jo të mirë dhe një ilaritet plasi në shtëpi. Mos u tallni dhe ju, nuk e dimë çfarë pasojash mund të ketë izolimi.

Rogerti guxoi të thoshte se Shëndriti duhet të shkojë në burg për atë që ka bërë. Sikur ta shihte një herë dhe veten me syrin që sheh të tjerët.

#6. Eliminohet Stenaldo

Në Dhomën e diçkaje shkuan Mali dhe Brikena, si njerëzit më të afërt me të nominuarit respektivë dhe ishin ata që do ta merrnin lajmin se kush do të ishte i eliminuari i mbrëmjes.

Dhe me manifestimin e zjarrtë të Brikenës, që mund të ketë thënë nja 100 herë “Stenaldo! Stenaldo!” gjatë suspancës, eliminohet Stenaldo, i cili refuzoi t’i takojë banorët përveçse Malit, Nikol dhe Selinës.

#7. Televotimi i radhës

Të gjithë në televotim përveç Mirit dhe Shëndritit.

Te tjera

Lajme te tjera