E premte, 17 Prill, 2026

Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Share

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër.

Më pas reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Te tjera

Lajme te tjera