
Ja statusi i plotë i zonjës Gjebrea:
Nje lajm i hidhur sot, ndarja nga jeta e Atalanta Pasko, vajzës së të madhit Mitrush Kuteli, nje kineaste e redaktore shume e zonja.
Kjo foto është e nje nga panairet e librave ku Atalanta( ne te majte) se bashku me Polin, vajzat e tyre, Pandin, nuk rreshtnin së punuari për ruajtjen, pasurimin e promovimin e emrit të babait të dashur.
Mamaja e tyre, e nderuara Efterpi, kushërira e parë e nenes time, i rriti me sakrifica, por dhe me krenarinë e thjeshtesinë e te qënit fëmijet e Mitrush Kutelit.
Pandi, Poli, Dori, jemi pranë jush!
Qoftë e paharruar Atalanta!