E premte, 23 Tetor, 2026

Nations League/ Franca përmbys Belgjikën me spektakël, Italia fiton sërish përballë Turqisë

Share

Franca fitoi 4-1 ndaj Belgjikës në përballjen e zhvilluar të hënën në kuadër të raundit të katërt të Ligës A të UEFA Nations League.

Belgjika kaloi e para në avantazh dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-1. Dodi Lukebakio shënoi në minutën e 35-të, pas asistimit të Romeo Lavias.

Franca ndryshoi rrjedhën e ndeshjes në pjesën e dytë. Désiré Doué barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 77-të, pas asistimit të Lucas Da Cunha.

Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 81-të, Rayan Cherki përmbysi rezultatin në 2-1, ndërsa Michael Olise dha asistimin.

Në minutën e 88-të, Olise kaloi nga roli i asistuesit në atë të golashënuesit, duke realizuar golin e tretë të Francës pas pasimit të Doué. Olise vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 në minutën e parë shtesë, sërish pas asistimit të Doué. Me këtë fitore Franca renditet në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Belgjika në vendin e tretë me 6 pikë.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit, Italia fitoi 3-1 ndaj Turqisë në ndeshjen e raundit të katërt të Ligës A të UEFA Nations League.

Italianët kaluan në avantazh në pjesën e parë. Gianluca Scamacca shënoi në minutën e 26-të për rezultatin 1-0. Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para.

Turqia reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 61-të. Doğuhan Sinik Şimşir realizoi për 1-1 pas asistimit të Eren Elmalı.

Baraspesha zgjati vetëm tre minuta. Riccardo Calafiori shënoi në minutën e 64-të, pas asistimit të Nicolò Barella, duke rikthyer Italinë në avantazh 2-1.

Italia siguroi përfundimisht fitoren në minutën e 87-të. Francesco Pio Esposito realizoi golin e tretë të vendasve, pas asistimit të Alessandro Romano, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Itali ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Turqia në vendin e fundit me asnjë pikë.

Te tjera

Lajme te tjera