E mërkurë, 22 Janar, 2025

“Mbase do të duhen vite për të njohur të drejtën absolute, por ne na duhet që të shtojmë përpjekjet dhe luftën tonë për t’ iu afruar më pranë asaj”, Kodheli: Organet që raportuan në Kuvend , janë ende larg rezultateve të kërkuara nga publiku i gjerë

Share

Krytarja e Komisionit të Jashtëm, njëherësh depuete e PS, Mimi Kodheli, foli sa i përket raporteve të prezantuara dje në Kuvend nga organet e drejtësisë. Ajo u shpreh se organet që raportuan në Kuvend sipas saj, janë ende larg rezultateve të kërkuara nga publiku i gjerë. Ajo deklaroi se me  miratimin e reformës në drejtësi kushtetuta e imandatojë këto organe që të  vepronin si në pararojë dhe në prapavijë të sistemit gjyqësor.

“Reforma në drejtësi e filluar 6 vite më parë mund të ngjajë me një pikë në oqean por ta krahasojmë me përpjekjen shumë shekullore të njerëzimit për ta perfeksionuar raportin me drejtësinë. Mbase do të duhen vite për të njohur të  drejtën absolute, por ne na duhet që të shtojmë përpjekjet dhe luftën tonë për t’ iu afruar më pranë asaj. Ashtu si është detyrim kushtet i çdo organ i  të jap më të mirën për të ndëshkuar ata që e meritojnë. Është e drejtë soleme secilit të flasim për drejtësinë dhe mbi zbatimin e detyrimeve të organeve të drejtësisë dhe të mbështesim bazën ligjore të punës së këtyre organeve. Me  miratimin e reformës në drejtësi, Kushtetuta e imandatojë këto organe që të  vepronin si në pararojë dhe në prapavijë të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë me qëllimin e pastrimit e vet sistemit nga të padenjtë dhe dënimin e të gjitha formave nivele dhe përmasave. Vetingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve vazhdon të mbetet një sfidë e pazakontë. Organet që raportuan sot janë ende larg rezultateve të kërkuara nga publiku i gjerë”, tha ajo.

Kodheli tha se, pavarësisht problemeve brenda opozitës, do të dilet me një dokument të përbashkët, që pritet të votohet seancën e ardhshme parlamentare. “Nuk kuptoj më çfarë se kush nga kampi opozitar thotë çfarë. Por jam i sigurt që do të arrijmë një rezolutë të përbashkët, edhe me konsensusin e kampit opozitar, në mënyrë që të kemi një rezolutë me dakordësinë e shumicës dhe një pjese të opozitës, që të dalim me një dokument që mbase mund të jetë edhe një dokument historik”, tha ajo.

Te tjera

Lajme te tjera