Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar pas eksperiencës tre-ditore në shtëpinë e Big Brother, duke ndarë emocionet dhe falënderimet për fansat që e mbështetën gjatë kësaj aventure të shkurtër, por të mbushur me momente të veçanta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luiz u shpreh:
“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother ???? Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua.”
Ai shtoi se ky përvojë e shkurtër nuk ishte vetëm një mundësi për të njohur më mirë vetveten dhe banorët e tjerë, por edhe një mënyrë për të dhuruar pak lumturi dhe buzëqeshje për publikun. “Jam vërtet i lumtur që arrita t’ju dhuroj sadopak momente humori, buzëqeshje dhe kënaqësie. Në fund të ditës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mirënjohës për secilin prej jush”, theksoi Luiz.
Ky reagim ka gjetur mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë vlerësuar për pozitivitetin dhe energjinë që solli në shtëpinë e Big Brother, edhe pse qëndrimi i tij zgjati vetëm tre ditë
