Liverpool rihap plotësisht garën për titull. Në ndeshjen e prapambetur të Premier League, skuadra e Klopp duhej të fitonte me çdo kusht për t’u afruar me rivalët e Man. City dhe një sfidë që dukej delikate, ata e fitun në mënyrën më spektakolare.
Ndaj Leeds United në “Anfield Road”, Liverpool dominoi plotësisht duke mos e ndjerë asnjëherë rrezikun e ekipit të Bielsas.
Që në minutën e 15’, vendasit gjetën avantazhin me një penallti të realizuar nga Salah ndërsa në 30’, Matip dyfishoi rezultatin. Pa u mbyllur pjesa e parë, sërish Salah nga pika e bardhë e 11-metërshit realizon dopietën personale dhe i vë kapak fitores teksa në 80’ dhe 90’ Mane e plotëson me dy gola të tjerë. Në shtesë pati vend edhe për nje gol të Van Dijk që mbyll sfidën 6-0.
3 pikë që vlejnë shumë pasi vetëm 3 pikë është tani diferenca mes Man. City dhe Liverpool, një duel i jashtëzakonshëm mes dy ekipeve që meritojnë të dyja titullin për paraqitjet që po bëjnë.