E premte, 25 Prill, 2025

Lëvizja vendimtare, ja kush janë 6 ekspertët që kanë në dorë “fatin” e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Share

Ngrihet ekipi i ekspertëve malazezë që kanë në dorë “fatin” e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ata do të analizojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e kontratës bazë para nënshkrimit të saj me Kishën Ortodokse Serbe ka gjashtë anëtarë. Ky grup përbëhet nga avokatët Velibor Markoviç, Andrej Bracanoviç, Bojan Bozhoviç, Aneta Spaiç, Tea Gorjanc Preleviç dhe Ana Stankoviç Mugosha, njoftojnë mediat në Mal të Zi. Markoviç është ish-anëtar i Ekipit të Ekspertëve të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Littoral (MCP) gjatë negociatave për Ligjin për Lirinë e Fesë. Ai është jurist dhe përmendej si një nga kandidatët për ministër të Drejtësisë në Qeverinë e Zdravko Krivokapiç-it. Markoviç ishte shpesh në sy të publikut për komente homofobike dhe seksiste. Ai gjithashtu kërcënoi se do t’u “shtrëngojë qafën LGBTI-ve”. Në nëntor 2020, Institucioni i Mbrojtësve të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konstatoi se Markoviç përdorte gjuhë të urrejtjes kundër anëtarëve të popullatës LGBTIQ dhe personave që mbrojnë të drejtat e tyre. Andrej Bracanoviç është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në vitin 2008 dhe po atë vit regjistrohet në studimet speciale pasuniversitare në Drejtësi Civile, Klinikë Juridike. Studimet e specializuara i mbaroi me mbrojtjen e tezës së specialistit “Pozita juridike e vakëfeve kishtare”. Kurse Bojan Bozoviç është sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi, ndërsa ka magjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Novi Sadit.

Te tjera

Lajme te tjera